• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas e-maileve të Hillarit, korrupsioni me fondacionin “Clinton”?!

by A R
29/08/2016 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Charles Krauthammer

Bernie Sandersi nuk e kuptoi kurrë cilësinë epike të skandaleve Clinton. Në debatin e tij të parë, ai e injoroi çështjen e e-maileve, duke menduar se nuk ishte e denjë për një revolucionar të madh, që të merrej me gjëra kaq vulgare dhe të drejtpërdrejta. Sandersi nuk arriti të kuptojë se skandalet e Clintonit zgjasin, janë me shumë shtresa dhe shumë komplekse. Ata sfidojnë kohën dhe hapësirën. Ata rriten dhe hedhin rrënjë. Problemi kryesor me emailet e Hillary Clintonit nuk ishte materiali i klasifikuar. Nuk ishte as akuza që pushtoi faqet e mëdha të gazetave, e bërë nga drejtori i FBI-së, për pakujdesinë e saj ekstreme në trajtimin e skandalit.

Kjo është një shkelje serioze, dhe fare mirë mund të ishte baza për një aktakuzë. Dhe në fakt e dëmtoi atë politikisht, duke i ekspozuar sensin e saj të të drejtës mbi ligjin, si dhe duke demonstruar marrëdhënien e saj të largët me të vërtetën. Por kishte gjithmonë diçka në skaje. Pyetja e vërtetë nuk ishte klasifikimi, por: Pse duhej që ajo të kishte një server privat? Ajo padyshim gënjeu në lidhje me qëllimin. Nuk ishte prej volisë. Ishte fshehje. Çfarë ishte duke fshehur saktësisht? A ishte thjeshtë paranojë e kujdesshme e dikujt, që zakonisht ecën mbi vijën e hollë mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë? Në fund të fundit, në qoftë ajo kontrollon serverin, kontrollon provat, dhe mund t’i shkatërrojë ato – siç bëri me 30.000 emaile – sipas dëshirës.

Po çfarë të shkatërrojë? Mbani mend: Ajo e kish ngritur sistemin që para se të merrte detyrën. Është e qartë se çfarë donte të mbronte nga “këqyrja”: biznesin e Fondacionit Clinton. Fondacioni është një sipërmarrje e madhe familjare, e maskuar si një organizatë bamirëse, një mekanizëm i paqartë dhe i sofistikuar, për të kanalizuar paratë, nga të pasurit dhe tiranikët, për tek Clinton Inc. Qëllimi i tij është të ruajë stilin e jetës së Clintonëve (zyrat, udhëtimet, akomodimet, etj .), lidhjet e sigurta fitimprurëse, të prodhojë publicitet të favorshëm dhe të vërë në punë një seri “masash” dhe njerëzish, të gatshëm për t’i shërbyer një kthimi të Clintonëve.

Tani mësojmë se si funksiononte e gjithë makineria. Dy javë më parë, u shfaqën emaile që tregonin zyrtarë të fondacionit, duke kontaktuar me homologët e tyre në Departamentin e Shtetit për të kërkuar favore për “miq” të Fondacionit. Për shembull, një takim me “personin e duhur” në zyrën për Libanin në Departamentin e Shtetit, për një miliarder libanezo-nigerian veçanërisht bujare. Punë e madhe, thonë mbrojtësit e Clintonit. Gjëra të vogla. Asnjë përfshirje e vetë Sekretares. Deri kur, dalëngadalë, u zbuluan kërkesa nga fondacioni për videobiseda me vetë Sekretaren. Si për shembull ajo me princin e Bahreinit.

Sigurisht, Bahreini, baza e Flotës së Pestë, është një aleat i rëndësishëm në Gjirin Persik. Princi i kurorës nuk duhet të ketë nevojë që të kalojë nëpër një fondacion – për të cilin qeveria e tij ka dhuruar të paktën 50,000 dollarë – për të folur me sekretaren. Fakti që ai e ka bërë është domethënës. Tani, një tjetër detaj: The Associated Press ka zbuluar se më shumë se gjysma e interesave private, që siguruan një bisedë telefonike apo kontakt personal me Sekretaren Clinton – 85 nga 154 – ishin donatorë të fondacionit. Kontributi total? Afro 156 milionë dollarë.

Përgjigja aktuale e Clintonit? Nuk kishte asnjë favor në këmbim. Pa shih ku kemi arritur. Kjo është vija e fundit e mbrojtjes. Po, është e qartë se qasja dhe ndikimi shiteshin. Por askush nuk ka vërtetuar ndonjëherë, se donatorët kanë marrë diçka të prekshme me vlerë në këmbim – një tubacioni, një leje, një dokument, një vendim favorizues rregullator. Është e vështirë të besohet se miqtë e Clintonëve do të ishin kaq budallenj, sa të linin diçka kaq flagrante me shkrim. Megjithatë, mund të ketë një aluzion me email në një bisedë të tillë. Dhe ndërkohë që priten mijëra e-maile të tjerë, kush e di se çfarë fshihet nën “tokë”.

Po ta mendosh, është disi e çuditshme që një kompensim i dukshëm të shërbejë si vijë e kuqe për një shkelje. Çdo gjë më pak se një kompensim, apo favor – vendi është i mbushur me para politike që blejnë qasje – gjykohet e papranueshme. Siç thotë Donald Trumpi për kohën kur bënte donacione: “Kur unë kam nevojë për diçka prej tyre… u telefonoj dhe ata janë aty për mua”. Kjo gjë konsiderohet rutinë. Dhe ti nuk ndiqesh penalisht, deri kur një “Rolex” shfaqet në kyçin tënd të dorës. Apo zbulohesh se ke shkëmbyer me para një takim në Senat. Dha pastaj shkon në burg.

Megjithatë, ne rrallëherë bezdisemi nga praktika rutinë, ku Presidentët shpërblejnë donatorët e mëdhenj me vende si ambasadorë, emërime në borde fitimprurës, apo ftesa në darka shtetërore.

Vija e kuqe duket se është rryshfeti. Çdo gjë më pak se sa ai – jo vetëm për Clintonët, por për këdo – është korrupsion i pranueshëm. Eshtë një standart i trishtë. Dhe në këto momente, është shpëtimi i Hillary Clintonit. /National Review – Bota.al

Next Post
Shkodër/ Përfshihen nga flakët disa stalla, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shkodër/ Përfshihen nga flakët disa stalla, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In