• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas dyshimeve për një të infektuar me koronavirus, punonjësit e një Call Center në karantinë

by Java News
20/03/2020 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sindikata Solidariteti, e cila bën bashkë punëtorë të Call Center në Shqipëri njoftoi të enjten se dhjetra punëtorë të kompanisë Teleperformancë ishin udhëzuar të karantinohen, pas rezultateve të analizave për Coronavirus të një shtetasi italian që punonte në kompani.

“Dhjetra punëtorëve të kompanisë Teleperformance u është kërkuar të karantinohen nga kjo e fundit për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në njërën nga fushatat e kësaj kompanie”, shkruhet në një njoftim të sidikatës në Facebook. Në njoftim thuhet se mes punonjësve të karantinuar ishte edhe kryetari i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi.

Preçi në një bisedë telefonike për BIRN tha se ishin udhëzuar të ejten në mëngjes që të mos shkonin në punë, ndërsa ishte mësuar se një nga tre shtetasit italianë që rezultuan pozitivë me Covid-19 në testimet e të mërkurrës kishte punuar në një nga sektorët e kompanisë në Tiranë. Kompania Teleperformacë nuk qe e arritshme për koment.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë i tha BIRN në një mesazh se “Po kryhet hetimi epidemiologjik për rastet e qytetarëve italianë”, por pa sqaruar nëse ishte udhëzuar vetëkarantinimi i punonjësve të kompanisë. BIRN nuk qe në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur akuzat e sindikatës.

Sindikata, e cila ka bërë thirrje më parë që puna në Call Centera të pezullohej ose të trasferohej në shtëpi dhe punëtorëve tu garantoheshin pagesat, akuzoi se masat kishin qenë të pamjaftueshme dhe se kjo situatë do dëmto më shumë edhe vetë kompanitë.  “Karantinimi dhe paralizimi i punës, në vend të zhvendosjes së saj në kushtet e shtëpisë, do t’i kushtojë eventualisht më shumë edhe vetë kompanive”, thuhet në deklaratën e sindikatës, ndërsa thuhet se rasti i parë në këtë sektor ka përhapur panik.

Sindikata po ashtu akuzoi qeverinë se nuk ishte e pranishme në këtë sektor dhe se masat e marra për pjesën tjetër të qytetarëve ishin “krejtësisht joproporcionale me ato në sektorët e ekonomisë në të cilët punohet në grupe të mëdha dhe ambiente të mbyllura, siç janë call center-at, fasoneritë, minierat etj”.

Qeveria u kërkoi kompanive që të merrnin masa për të ruajtur distancat mes punëtorëve dhe po ashtu që mjediset të ishin të dizifektuara. Disa prej kompanive në këtë sektor kanë tresferuar punë në shtëpi, por shumica prej tyre vijojnë të punojnë si normalisht, ndërsa punëtorët të cilëve u është ndërprerë puna thanë se nuk e dinin nëse do paguheshin.

Preçi që sqaroi për BIRN se veç udhëzimit për karantinimin nuk kishin asnjë informacion se çfarë do të bëhej për punën. Të njëjtën gjë i tha BIRN, Irdi I. një i ri që tregoi se i ishte kërkuar të mos shkonte në punë pasi kishte rezultuar me temperaturë 37.7 gradë. Irdi tha se nuk kishte pasur më temperaturë, por se i kishin thënë që nuk mund të kthehej në punë, ndërsa nuk kishte asnjë informacion nëse do të paguahej apo jo. Siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm shumë punonjës të fasonerive dhe Call Center ishin para detyrimit për të punuar, pasi përndryshe nuk do të paguheshin.

Preçi tha se personi nga Italia që punonte me ta kishte qenë për herë të fundit në punë të mërkurën që kaloi, ndërsa tha se edhe dy italianët e tjerë ishin kontakte të këtij të fundit.

g.kosovari

Next Post
“Tufa-tufa zerdeli”/ Tjetër apel nga mjeku Kalo: Respektoni këshillat tona. Ju duam, por kuptoni lodhjen tonë

“Tufa-tufa zerdeli”/ Tjetër apel nga mjeku Kalo: Respektoni këshillat tona. Ju duam, por kuptoni lodhjen tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

February 17, 2026
VIDEO/ 1 metër dëborë në rrugën Qafë Thore-Theth, ARRSH: Shoferët kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve

Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Rrezikshmëri e lartë, shmangni lëvizjet

February 17, 2026
“Kënga e fatmirësisë” shënon mbrëmjen festive të Galasë së Pranverës 2026

“Kënga e fatmirësisë” shënon mbrëmjen festive të Galasë së Pranverës 2026

February 17, 2026
“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

February 17, 2026
SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

February 17, 2026
Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

February 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Nuk ka më pezullime ministrash!/ Beqiri: Kushtetuesja u pozicionua politikisht

February 17, 2026
Për 1 vit pandemi, shqiptarët kursyen në banka 740 milionë $

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In