Fotografia e Sali Berishës ka qëndruar vetëm dy ditë në derën kryesore të selisë së PD në Shkodër.
Pas dorëheqjes së Bashës, demokratët nxituan të shkonin për të puthur Berishën por duket se është marrë një tjetër vendim.
Vetëm 2 ditë ka qëndruar foto e Sali Berishës në derën kryesore të selisë së PD Shkodër.
Fotoja është hequr tashmë, teksa drejtuesit e degës lokale e kanë zëvendësuar me logon zyrtare të PD.
Ndërkohë, edhe dera në hyrje të oborrit të selisë është e kyçur. Duket se PD Shkodër nuk ‘e njeh’ ende Grupin e Rithemelimit.
/b.h