• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Dukës largohet edhe nënkryetari Alfred Deshati, Mediu, i vetmi republikan i PR-së

by Java News
28/04/2016 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas largimit të deputetit Agron Duka, në Partinë Republikane largohet edhe një tjetër. Bëhet fjalë për Alfred Deshatin, nënkryetarin e PR-së, i cili ka dhënë dorëheqjen.

Tashmë Partia Republikane përfaqësohet vetëm nga kryetari i saj Fatmir Mediu. Kujtojmë që në zgjedhjet e 2013, Partia Republikane fitoi 5 vende deputeti dhe tashmë ka vetëm një.

Akti i dorëheqjes

Lënda: Letër dorëheqje Tiranë, më 27/04/2016

Drejtuar: Fatmir Mediu, Kryetar

Partia Republikane e Shqipërisë

Për dijeni: Kryesia

Partia Republikane e Shqipërisë

Për 25 vite kam punuar për Partinë Republikane duke e konsideruar si një çështje krenarie dhe kënaqësie për veten dhe familjen time. Besoj se kam punuar mjaftueshëm për të kuptuar trajektoren e kulturës, njerëzve dhe identitetin e Partisë Republikane.

Fleksibiliteti i mjedisit politik në Shqipëri dhe jo vetëm të ofron gjithmonë alternativa, por unë e kam parë Partinë Republikane si zgjedhjen time të vetme, në kontekstin që i jam dedikuar plotësisht duke kontribuar me sinqeritet dhe besim.

Një Parti e shokëve dhe miqve të mirë e të bashkuar, është kthyer në një Parti në luftë me veten. Për shumë kohë e kam gjetur veten në situata të vështira dhe jo komode duke mos u pajtuar me mënyrën aktuale të funksionimit dhe vendimarrjes së partisë, ashtu edhe drejtimin në të cilën ajo po shkon.

Nuk e kam më ndjesinë e dikurshme të partisë idealiste të krijuar nga z. Sabri Godo, shqetësimi i të cilit ishte vendi dhe njerëzit e tij. Ndërsa sot, shumica e liderëve tanë janë të shqetësuar në lidhje vetëm me axhendat e tyre personale. Rrjedhimisht, kam vendosur të dorëhiqem nga pozicionet aktuale partiake, respektivisht, nga pozicioni i N/Kryetarit të Partisë Republikane, anëtarit të Kryesisë dhe anëtar i kësaj partie.

Next Post

Liverpool fillon negociatat me Valencian për transferimin e Mustafit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com