Pas disa ditësh përballje me flakët, vatrat e zjarrit në Mallakastër janë shuar. Ndërkohë, në zonën e Drenies dhe Vloshit zjarri vijon me intensitet të ulët.
Shërbimet zjarrfikëse të Patosit po punojnë për neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e riaktivizimit të saj.
Më herët u raportua se u tërhoqën nga operacioni 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët u angazhuan gjatë ditës së sotme për kontrollin e perimetrit të zonës së prekur nga zjarri.











