• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas dështimit me protestën e 11 shkurtit, deputetët e Berishës ‘krenohen’ me pamje nga tubimi i Bashës

by Java News
12/02/2023 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dështimit me protestën e djeshme kur nuk arritën të mblidhnin as 10 mijë qytetarë, Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin kanë paralajmëruar protestën e radhës të hënën në orën 17:00 para parlamentit.

Por duke qenë se nuk arritën të bënin “uraganin” që kishin paralajmëruar, njëri prej deputetëve demokratë fton qytetarët që t’i bashkohen në protestën e nesërme dhe përdor pamje të vjetra. Tritan Shehu, në postimin e tij në Facebook ku kthehet pas në vite dhe thekson se PD do rikthhet në pushtet përmes rrugës demokratike, përdor imazh nga protesta e mbajtur nga Lulzim Basha vite më parë.

Fotografia i përket 16 shkurtit 2019 kur bulevardi në kryeqytet kishte më shumë protestues se sa mblodhi Berisha dje.

“Dje filloi nje levizje popullore politike, me nje proteste masive demokratike! Pa asnje dyshim trendi i kesaj levizje do te jete ne ngritje! Sepse shqiptaret kane shume per te protestuar politikisht çdo dite! Sepse eshte „keq politika“ e Rames e Rilindjes, qe ka çuar ne kete gjendje te mjerueshme vendin.

Skandali i fundit McGonigal eshte vetem nje simptom, nje turp, nje tradheti, i ketij rregjimi, qe mbijetesen e bazon te korrupsioni i tij e korruptimi i faktoreve. Tek perdorja me tej e atyre per te goditur opoziten e konsoliduar autokracine. Tipike kjo per te tilla rregjime, qe sjelin, siç po ndodh te ne vetem: –Varferi, pa punesi, shkelje te dinjitetit njerezor, mohim te te drejtave thelbesore, si politike, sociale, arsimore, shendetesore e me tej tek rrenimi i parlamentarizmit…

E tille ishte levizja e protesta e djeshme, politike e demokratike, dhe do te jete e tille! E hapur per te gjithe, qe donin apo do te duan te behen pjese e kesaj levizje, edhe ndaj atyre qe munguan. Qe kerkon t’i kundervihet edhe synimeve per te çbere opoziten, per ta kthyer ate ne nje instrument te rregjimit, per t’i hequr deri te drejten e perfaqesimit ne zgjedhje.

Nje proteste e levizje kjo thellesisht demokratike per te rivendosur demokracine. E perseris kete tipar thelbesor, sepse po degjoj ndonje, qe mund ta kete ndjekur nepermejt TV. Dhe qe sot „shqetesohet“ per mos „djegjen“ e kryeministrise, per ardhjen ne Tirane me makina, per mesazhet qytetare, qe ajo transmetoi.

Siç duket keta nuk e njohin historine e PD, qendresen e saj demokratike, qe po jua kujtoj: –PD lindi me 1990 nepermejt levizjeve popullore, demokratike. –Ishte PD ajo qe ne shkurt 1991, me gjithe agresionin provokues te kryer ndaj saj, shmangu dhunen, shmangu deri tentativat per te sulmuar te ashtuquajturin « bllok ».

Dhe fitoi! –Ishte PD, qe me 1997 u sulmua e u godit, por qe qendroi paqesore e dorezoi pushtetin per te shmangur me te keqen. –Ishte PD e Berisha, qe me 2005 u rikthye ne pushtet, duke respektuar te gjitha parimet demokratike ne luften e saj politike! –Ishte PD e Berisha qe me 2013, pasi realizoi nje proces zgjedhor shembullor, kaloi paqesisht ne opozite. Le ta mesojne, nqs e kane nga mos njohja.

Se mund ta kene edhe nga deshira e misioni per te provokuar! Por PD perseri do te fitoje ne rruge demokratike per te rivendosur demokracine!” – shkruan Tritan Shehu.

 

 

Next Post
Amos Zaharia flet për herë të parë për ofendimin e rëndë që i bëri Kiara Titos në BBV

Amos Zaharia flet për herë të parë për ofendimin e rëndë që i bëri Kiara Titos në BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja çfarë mendoj kur shoh Putin, Xi dhe Trump!”- Rama nga Berlini: Më në fund Evropa vendosi të flasë me Rusinë, duhet të ndodhte!

“Ja çfarë mendoj kur shoh Putin, Xi dhe Trump!”- Rama nga Berlini: Më në fund Evropa vendosi të flasë me Rusinë, duhet të ndodhte!

November 19, 2026
Shtëpia e Bardhë sekuestron telefonat e gazetarëve në Air Force One, justifikimi zyrtar: U bë për arsye sigurie!

Shtëpia e Bardhë sekuestron telefonat e gazetarëve në Air Force One, justifikimi zyrtar: U bë për arsye sigurie!

November 19, 2026
Debatet/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton masat! Opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

Paketa anti-dhunë miratohet mes debatesh në Komision, Opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese! PS: Kufizime të përkohshme, synohet…

November 19, 2026
Doli me doping, futbollisti Mudryk akuzon federatën ukrainase: Nuk kisha dëgjuar kurrë për atë substancë!

Doli me doping, futbollisti Mudryk akuzon federatën ukrainase: Nuk kisha dëgjuar kurrë për atë substancë!

November 19, 2026
Samiti i Berlinit për Ukrainën ku merr pjesë edhe kryeministri Rama, aleatët rrisin presionin diplomatik pas bisedimeve mes APEC

Samiti i Berlinit për Ukrainën ku merr pjesë edhe kryeministri Rama, aleatët rrisin presionin diplomatik pas bisedimeve mes APEC

November 19, 2026
“U korrigjua një gabim strategjik”- Rama në Samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin: Evropa më në fund ka një zë përfaqësues ndaj Rusisë

“U korrigjua një gabim strategjik”- Rama në Samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin: Evropa më në fund ka një zë përfaqësues ndaj Rusisë

November 19, 2026
Mishi brazilian ende në krye: Dy muaj pas masës, harta e importeve nuk ka ndryshuar!

Mishi brazilian ende në krye: Dy muaj pas masës, harta e importeve nuk ka ndryshuar!

November 19, 2026
E pazakontë në Ekuador/ Goditi gjyqtarin me gur, futbollisti pezullohet me 8 vite!

E pazakontë në Ekuador/ Goditi gjyqtarin me gur, futbollisti pezullohet me 8 vite!

November 19, 2026
Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Platforma digjitale për statistikat zyrtare, INSTAT lehtëson aksesin në statistika dhe vendimmarrjen!

November 19, 2026
“Nyje strategjike në rajon”- Karakaçi nga Varshava: Nënshkruhen dy marrëveshje energjetike me SHBA për gazsjellësin rajonal dhe Skavicën

“Nyje strategjike në rajon”- Karakaçi nga Varshava: Nënshkruhen dy marrëveshje energjetike me SHBA për gazsjellësin rajonal dhe Skavicën

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In