• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas dënimit me dy vite burg, edhe katër çështje penale ndaj Gruevskit

by A R
08/06/2018 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i fundit për dënimin me dy vjet burg të Nikolla Gruevskit, ish-kryeministri konservator i Maqedonisë dhe ish-lider i partisë së djathtë VMRO DPMNE – për përfshirjen në blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoze – nuk është fundi i problemeve të tij gjyqësore.

Gruevski aktualisht përballet me akuza penale në katër raste të tjera, tre prej të cilave tashmë kanë shkuar në gjyq.

Përveç çështjes së Mercedesit, të koduar me emrin “Tanku”, Prokuroria Speciale, SJO – e ngarkuar me hetimin e akuzave për krime të nivelit të lartë – paditi gjithashtu Gruevskin në rastet e koduara me emrin “Titaniku”, “TNT”, “Traektorija” dhe “Shamari”.

Në të gjitha këto raste, mbrojtja e Gruevskit këmbëngul se ai është i pafajshëm. Gruevski ka përsëritur në shumë raste se ai i sheh gjyqet si të motivuara politikisht nga qeveria aktuale e udhëhequr nga social demokratët.

Në rastin e parë, të koduar me emrin “Titaniku”, i parë nga ekspertët gjyqësorë si rasti më kompleks,  Prokuroria Speciale  paditi Gruevskin dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë të VMRO DPMNE për mashtrim zgjedhor në vitin 2013.

Në këtë rast, Gruevski akuzohet për tri akuza: lidhje kriminale, për të cilën ai rrezikon një dënim me burg prej një deri në pesë vjet; keqpërdorim të pasurive gjatë një fushate zgjedhore, për të cilën dënimi më i ulët është pesë vjet burg dhe shkelje të lirisë së zgjedhësve, për të cilën dënimi minimal është tre vjet burg.

Në rastin e dytë, të koduar me emrin “TNT”, Prokuroria Speciale e ka paditur Gruevskin për shpërdorim detyre, për të cilën dënimi maksimal është tre vjet burg.

Në këtë çështje, ai dyshohet se urdhëroi prishjen e një ndërtese që po ndërtohej nga ish-aleati i tij politik, Fijat Canovski, si një gjest hakmarrës politik ndaj partisë së vogël të Canovskit, Partia për të Ardhmen Europiane, PEI, pasi ajo u largua nga koalicioni i udhëhequr nga Gruevski.

Në çështjen e tretë, të koduar me emrin “Traektorija”, Gruevski akuzohet për ushtrimin të paligjshëm ndikimi, që mund të sjellë një dënim nga një deri në tre vjet burg.

Në këtë çështje, Prokuroria Speciale ka paditur Gruevskin dhe disa nga bashkëpunëtorë të tij të cilët besohet se kanë shkelur Ligjin e Prokurimit Publik duke i dhënë një kontratë prej 570 milionë eurosh për ndërtimin e dy zgjatimeve të autostradës një kompanie ndërtimi të preferuar kineze.

Në çështjen e katërt, e koduar me emrin “Shamari”, Gruevski tashmë është në gjyq, i akuzuar për urdhërimin e një sulmi ndaj një kryebashkiaku të opozitës dhe selisë së tij në komunë në vitin 2013. Ai akuzohet për nxitje të një vepre penale kundër rendit publik, për të cilën dënimi varion nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg.

Gruevski gjithashtu mbetet i dyshuari kryesor në të paktën një hetim tjetër të madh dhe kompleks që Prokuroria Speciale nisi në maj të vitit të kaluar nën emrin e koduar “Talir” (“Monedha e argjendtë”).

Në këtë rast, Gruevski dhe dhjetë anëtarë të tjerë të VMRO DPMNE dyshohen për financim të paligjshëm të ish-partisë në pushtet përmes pastrimit të parave.

Të gjitha këto raste rrjedhin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme që ish-opozita social demokrate bëri publike gjatë vitit 2015.

Transmetimi i këtyre përgjimeve të kryera në mënyrë të fshehtë të bisedave të zyrtarëve, së bashku me pretendimet e opozitës së atëhershme se ato vinin nga brenda policisë sekrete –  dhe se Gruevski kishte organizuar përgjimin e paligjshëm të rreth 20.000 njerëzve – shkaktoi një krizë të thellë politike.

Pas 11 vjetësh në qeveri, partia e VMRO DPMNE e Gruevskit u rrëzua nga pushteti në maj të vitit të kaluar.(BIRN)

Next Post
Video / Erdhi momenti, si të përdorni Mobike, biçikletën më “cool” në Tiranë

Video / Erdhi momenti, si të përdorni Mobike, biçikletën më “cool” në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stanaj: Kina, një ëndërr e bërë realitet!

Stanaj: Kina, një ëndërr e bërë realitet!

June 8, 2026
Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

June 8, 2026
 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

June 8, 2026
Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

June 8, 2026
Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

June 8, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

“Corriere della Sera”: Pse ngeci marrëveshja SHBA-Iran? ‘Dosja e Libanit’ dhe asetet e ngrira iraniane

June 8, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

June 8, 2026
Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

June 8, 2026
Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

June 8, 2026
Demokracia në thes

Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In