Tendenca e gjoksit të vogël, që nisi nga Çiljeta, tani duket se ka përfshirë dhe Rozanën. E ftuar në episodin e fundit për këtë sezon të “Zonë e Lirë”, Radi deklaroi që edhe ajo donte ta zvogëlonte gjoksin të cilin e rriti me operacion në 2010.
“Është në planet e mia të ardhshme të zvogëloj gjoksin. Çiljeta pati problem me shëmdetin. Unë e kam të vënë, do rikthehem tek gjoksi im, do të kthehem te mishi im s’ka më mirë”, tha Rozana në Zonë e Lirë.
Ajo e quajti operacionin e parë një “shthurje të momentit, e adoleshencës”./Anabel/a.m.