• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas botimit të formularëve të dekriminalizimit: Ku janë “19 kriminelët e PS”?

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje formularët e vetëdeklarimit të ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiak. Të dhënat e para për procesin e dekriminalizimit tregojnë detaje interesante nga e kaluara e zyrtarëve të shtetit shqiptar.

Në bazë të vetëdeklarimit rezulton se 9 deputetë kanë qenë të dënuar apo të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Pesë prej tyre janë të Partisë Demokratike. Edi Paloka i dënuar me gjobë për shpifje (vendim politik), Arben Ristani, i dënuar me 5 muaj burg dhe më pas amnistuar, Alban Zeneli, i dënuar me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, Mëhill Fufi, dy herë nën hetim për favorim prostitucioni dhe Fatmir Mediu nën hetim nga policia italiane në vitin 1999.

Katër të tjerët janë të mazhorancës; Armando Prenga, në hetim për plagosje dhe armëmbatje, Parid Cara, gjobë në Itali për shkelje të Kodit Rrugor, Pjerin Ndreu në hetim për keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Tom Doshi ka qenë i dënuar në vitin 1990 për sjelljë të padenjë shoqërore.

Sipas formularëve të dorëzuar nga vetë krerët e bashkive rezultonte se 5 nga 61 prej tyre kanë qenë të dënuar apo nën hetim për vepra të ndryshme penale. Nga Partia Socialiste me probleme në të shkuarën janë Elvis Rroshi i Kavajës, Artur Bushi i Krujës dhe Adriatik Zotkaj i Poliçanit. Nga Partia Demokratike, kryebashkiakët që bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit janë Agron Kapllanaj i Ballshit dhe Xhelal Mziu i bashkisë së Kamzës.

Ndërkohë që në dokumentet e KQZ-së bie në sy fenomeni i ndërrimit të emrave. Rasti më flagrant është ai i kreut të Bashkisë Kurbin, Artur Bardhi. Në deklarimin që ka firmosur vetë, ai thotë se përveç Artur Bradhit përdor edhe 4 emra të tjerë. Emrin rezulton se e kanë ndryshuar edhe kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, deputetët Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Shkëlqim Selami, Ilir Xhangolli dhe Robert Bitri dhe të tjerë. Në këtë listë rezulton edhe Kryeministri Edi Rama, i cili deri në vitin 2002 ka pasur emrin Ervin.

Përveç krerëve të Bashkisë ku ka disa emra që ngrenë dyshime serioze, tek deputetët e Kuvendit nuk rezulton të ketë të dhëna për krime të rënda siç dhe është pretenduar. Rastet me interesante dhe që kanë kureshtje në opinion janë ato të ndërrimit të emrave. Por në këtë pikë nuk e ndan dot nëse ndërrimi i emrit është bërë për arsye estetike, apo realisht deputetët kanë fshehur të shkuarën e tyre në përballjen e ligjit. Kjo mbetet të sqarohet më vonë nga Prokuroria, e cila ka të drejtë ti hetojë deklaratat e tyre. Te deputetët rezultojnë vetëm pak raste të dënuara, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë nën hetim dhe nuk ka vendim gjykate.

Me këto të dhëna lind pyetja: Ku janë kriminelët që në Kuvend, për të cilët u fol gjatë tre viteve? Partia Demokratike, e cila nisi procesin e dekriminalizmit deklaroi se kishte të dhëna të sigurta se 19 deputetë të mazhorancës ishin dënuar për krime të rënda. Nga lista rezulton se janë vetëm 4-5 që kanë pasur probleme me ligjin. Dhe jo siç janë akuzuar për krime të rënda. Edhe në këtë numër ka emra si Pjerin Ndreu, që gjykatat i kanë shpallur të pafajshëm dhe kot sa kanë hyrë në listë. Madje më problametikë nga ajo që kanë deklaruar duket se janë deputetët e PD-së, me të cilëve ka dhe nën hetim për trafik prostitucioni.

Tashmë që një pjesë e procesit ka nisur dhe kriminelët e pretenduar nuk po duken në asnjë vend, PD-ja ka detyrimin moral për të publikuar të dhënat për sejcilin deputet që mendon se ka të shkuar kriminale. Në të kundërt të pranojnë se 3 vite betejë për dekriminalizmin sollën vetëm zbulimin e zyrtarëve që kanë ndërruar emrat. Dhe në bashkitë e vendit, ku dalin realisht me më shumë probleme të PS-së. Po në Kuvend cilët janë 19 emrat “ kriminelë të PS-së”?! Duhet thënë me emër e mbiemër nga PD, ndryshe nuk mbetet serioze për një forcë politike e cila synon rikthimin në pushtet. Nëse i kanë në selinë blu patjetër duhet të bëhen publike emrat dhe të ikin me vrap nga parlamenti ose të arrestohen në qoftëse PD ka fakte e dokumente.

Përveç betejës politike PS-PD, ku Rama thotë të gjitha akuzat ishin sajesë dhe Basha deklaron se pa dekriminalizim nuk ka reforma, ka dhe ca probleme teknike të procesit. Dokumentet e publikuara dje janë vetëdeklarime. Pra zyrtarët kanë shkruar në formular ato që kanë dashur të tregojnë për veten. Gjasat janë që një pjesë e tyre të kenë “harruar” ose fshehur të dhëna që lidhet me aktivitetin e tyre. Pas vetëdeklarimit do të nis dhe procesi i verifikimit dhe marrja e masave. Përveç pak rasteve te kryebashkiakët, me këto që kanë deklaruar deputetët ka rrezik se asnjë prej tyre nuk do të lërë mandatin. Me këtë ligj konsensual PS-PD, jo vetëm që pastrimi i politikës nuk u garantua, por siç duket u amnistuan të gjitha palët, sidomos PS-ja.

Duhen gjetur patjetër “19 kriminelët e PS-së” në parlament ! Por kjo nuk e justifikon PS-në dhe kryeministrin edhe për këta që kanë dalë në bashki dhe në parlament. Nëse Edi Rama i largon sipas ligjit mënjëherë nga postet atëhere fiton pikë dhe zbaton ligjin. Në të kundërt opozita ka të drejtë të akuzojë…

Koha Jone

 

Next Post

Aborti shpallet krim në Oklahoma, ja me sa vjet burg dënohesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In