Pas bllokimit të rrugëve/ Serbët “shpallin” Asociacionin e Komunave në Jarinjë

Jarinje

Banorët serbë në veri të Mitrovicës vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak. E gjithë kjo për shkak të vendimit të sotëm të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën në afërsi të pikave kufitare. e Ata kanë vendosur një banderolë të madhe ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ka raportuar portali serb “Kosovo Online”.

AKS, i parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Serbia, e sheh si të rëndësishme themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com