• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas bisedës me Putinin, Vuçiç njofton për marrëveshjen e re të gazit

by A R
29/05/2022 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus dhe se një marrëveshje për furnizime me këtë lëndë, që do të nënshkruhet, do të jetë trevjeçare, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Duke folur për mediat më 29 Maj, Vuçiq tha se ai zhvilloi një bisedë të mirë telefonike me presidentin rus dhe se të dy biseduan për një sërë çështjesh. Por, siç tha Vuçiq, gjëja më e rëndësishme për Serbinë është se janë pajtuar për elementet kyçe të marrëveshjes së re për furnizimin me gaz, që do të ketë kohëzgjatje prej tre vjetësh.

Ai tha se këto elemente janë shumë të favorshme për Serbinë dhe formula që është përdorur është sikurse ajo që është përdorur deri më tani, pra që çmimi të jetë “shumë i favorshëm”.

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 Maj.

Serbia kryesisht është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë dhe në tregun e gazit dhe naftës në Serbi, monopol ka krijuar kompania ruse, Gazprom.

Gazpromi, drejtpërdrejtë apo përmes kompanive kontraktuese, është furnizuesja kryesore e naftës në Serbi. Po ashtu, kjo kompani ruse është e vetmja furnizuese e gazit në Serbi dhe ka në pronësi tubacionet e gazit që sjellin këtë lëndë nga Rusia në Serbi.

Furnizimet me gaz ishin tema kryesore e vizitës së Vuçiqit në Rusi më 25 Nëntor të vitit 2021.

Pas takimit me Putinin, Vuçiq deklaroi se në gjashtë muajt e ardhshëm çmimi i gazit rus për Serbinë nuk do të ndryshojë dhe do të jetë 270 dollarë për 1,000 metra kubikë.

Vuçiq më pas deklaroi se kishte diskutuar me Putinin për marrëveshjen e re, por shtoi se nuk do të jepte detaje derisa marrëveshja të nënshkruhej. Megjithatë, ai theksoi se Serbia do të ishte “e kënaqur” dhe se çmimi do të ishte “i arsyeshëm”.

Sipas një deklarate të Kremlinit, Putin kishte deklaruar se “një zgjidhje e pranueshme” do të arrihej për çmimin e gazit rus që i shitet Serbisë.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt, duke bërë që Perëndimi të vendoste sanksione të ashpra ndaj Moskës. Serbia është i vetmi shtet në rajon që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Finlanda konfirmoi më 21 Maj se Rusia kishte pezulluar gazsjellësin, pasi ky shtet nordik refuzoi që të paguante me rubla për gazin e blerë nga Gazpromi.

Rusia po ashtu ka suspenduar furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, të cilat po ashtu kanë refuzuar që të paguajnë me rubla për energjinë ruse.

/a.r

Next Post
Nga Rinasi drejt Francës me dokumente false, procedohet çifti indian dhe një person tjetër

Nga Rinasi drejt Francës me dokumente false, procedohet çifti indian dhe një person tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In