• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas Bashës, gazetari Çollaku 30 minuta në prokurori për ‘Xhisielën’

by Java News
16/10/2018 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Basir Çollaku ka dëshmuar për rreth 30 minuta mesditën e sotme në prokurorinë e kryeqytetit pas kallëzimit të Taulant Ballës për dy vepra penale për kallëzim të rremë dhe fyerje në kuadër të denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Ai është marrë në pyetje nga prokurorja Elsa Miha, ndërsa pas daljes nga organi i akuzës në një prononcim për mediat theksoi se u pyet si e kishte realizuar intervistën dhe publikim.

“Jam thirrur nga prokuroria në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, pas padisë së Taulant Ballës. Ajo që prokuroria duhet të bëjë është që t’u shkojë deri në fund. Shpjegimet e mia kanë qenë rreth intervistës me Emiljano Nuhun. Prokurorët kanë kërkuar të dinë si e kam bërë intervistën, kontaktet dhe si është bërë publikimi. Nuk ka pasur asnjë telenovelë partiake. Shpresoj që prokuroria të jetë korrekte ashtu sikur ishte në marrjen e dëshmisë. Prokuroria t’u shkojë deri në fund cdo lloj denoncimi, pasi mbase ata janë skenaristët. Nuk u pyetet për kallëzimin? Ky është një derivat dhe kjo është një dosje rreth të cilës po kryen hetimet. A keni besim te prokuroria? Beso dhe kontrollo”, tha Basir Çollaku.

Basir Çollaku në datë 26 shtator publikoi dëshminë e policit të komisariatit të Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Pas denoncimit, Balla kallëzoi penalisht Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Basir Çollakun dhe Emiljano Nuhun. Të premten e javës së kaluar ishte në prokurori për të dëshmuar për padinë, lideri i PD, Lulzim Basha, ndërsa sot dëshmoi gazetari pranë PD-së, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të pyeten edhe personat e tjerë.

a.ç

Next Post
Kreu i AKEP ‘sugjerim’ Bashës: Shikoni punën tuaj, s’do mbyllim asnjë media online

Kreu i AKEP 'sugjerim' Bashës: Shikoni punën tuaj, s'do mbyllim asnjë media online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In