• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas “Arsimit” edhe “Mirëqënia” kërkon shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm

by A R
13/06/2017 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha, ka kërkuar sot largimin nga puna të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Luneda Sufali, për shkak të shkeljeve në mënyrë të përsëritur.

Sipas Ministres Kërtusha janë renditur një numër rastesh ku Sufali në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme ka penguar me qëllim mbarëvajtjen e punës së Ministrisë, duke sjellë pasoja negative të rënda.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha, me anë të një shkrese, i ka kërkuar sot Departamentit të Administratës Publike nisjen, në mënyrë të menjëhershme, të proçedurave për largimin nga shërbimi civil të znj. Luneda Sufali, me funksion Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për shkak të shkeljeve shumë të rënda të kryera me dashje dhe në mënyrë të përsëritur siç është parashikuar nga neni 57 pika 2 i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Minisrja Kërtusha i ka pëcjellë DAP prova dhe fakte që tregojnë se sjelljet dhe veprimet krejtësisht antiligjore, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parashikimet e nenit 15 të ligjit nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, kanë sjellë ngadalësim, paqartësi dhe kanë krijuar pengesa të njëpasnjëshme në mbarëvajtjen e punës së Ministrisë Mirëqënies Sociale dhe Rinsë.

Në kërkesën drejtuar DAP janë rënditur një numër rastesh ku znj. Sufali në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme ka penguar me qëllim mbarëvajtjen e punës së Ministrisë, duke sjellë pasoja negative të rënda, përsa i përket pritshmërisë së rezultateve të punës, që dëshmojnë mosrealizime të dëmshme për interesat e ligjshme të shtetit, shtetasve dhe personave juridikë.

Sekretarja e Përgjithshme e MMSR-së në mënyrë të përsëritur dhe me dashje ka refuzuar sistematikisht të kryejë detyrat funksionale, gjë që ka sjellë pasoja shumë të rënda në funksionimin e Institucionit dhe në besimin që qytetarët kanë kunderjt Institucionit.

Znj. Sufali, ka penguar ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të Ministrit, të përcaktuar nga Kushtetuta e RSH-së, nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave Nr. 9000, datë 30.01.2003 si dhe nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore.Një nga pasojat e rënda që rrjedhin nga sjellja antiligjore e Sekretaresë së Përgjithshme është vonesa që i është bërë pagesave për kategorine e të përndjekurve politikë. Znj. Sufali ka ushtruar presion ndaj zyra e Financës duke penguar të gjitha pagesat të cilat janë detyrim ligjor. /b.d

Next Post
Tiranë/ Pronarja e dyqanit ‘arreston’ hajdutin, pasi e bën ‘pilaf’ ia dorëzon policisë

Tiranë/ Pronarja e dyqanit 'arreston' hajdutin, pasi e bën 'pilaf' ia dorëzon policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com