• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas apelit të SHBA-BE fluks aplikimesh për institucionet e Vettingut, mbi 100 kandidatura

by A R
09/02/2017 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora 20.30 e mbrëmjes është afati i fundit për kandidatët për të aplikuar pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, për organet e Vettingut ndërsa mesnata është limiti për ata që aplikojnë online. Edhe në orët e fundit, interesi është i lartë.

Apelit të Igli Totozanit ditët e fundit iu bashkuan edhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorja e BE dhe rezultati i kaloi pritshmëritë, duke bërë që numri i të interesuarve t’i kalojë 100.

“Sot mbyllen të gjitha afatet, edhe i dorëzimit dorazi deri në 20.30, nëpërmjet emailit në 23.59 dhe e postës. Nesër ose pasnesër do presim kandidaturat me vulat e postës. Ka shumë njetrëz që kanë shprehur interesin për organet e drejtësisë, i kanë kaluar 100”, thotë Totozani.

Nga e premtja, institucioni i Avokatit të Popullit do të vijojë me verifikimin e dokumentacioneve të dorëzuara për t’ia dërguar më pas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Kemi një javë kohë në dispozicion sic parashikon ligji, për të bërë verifikimin e dokumentacionit për secilin që ka shprehur interes dhe do ndërtojmë 2 lista, atyre që i plotësojnë kritikeret dhe ata që nuk i plotësojnë. Kjo është pjesa jonë. Më pas këto lista dhe dokumentacioni i dërgohet ONM-së, që ka 14 ditë kohë për të bërë verifikimet e duhura dhe më pas na i rikthen sërish ne me rekomandimet përkatëse që do të përgatisi dhe ne pastaj ja dërgojmë parlamentit”, vijon më tej Totozani.

Por sërish puna nuk përfundon këtu. “Janë paralelisht disa procese që po ndjek institucioni i Avokatit të Popullit. Është procesi i Vettingut, pra 7 ditëshi jonë, paralelisht sot mund të bëhet publike lista e shoqatave që do marrin pjesë në komisionin e verifikimit të shoqërisë civile për anëtarë të KLGJ dhe KLP, anëtarët që do përzgjidhen nga shoqëria civile. Më pas Avokati I Popullit duhet të ngrejë 2 komisione AD HOC, jemi në hapat e fundit edhe në këtë drejtim, për zgjedhjen e kandidaturave që vijnë nga rradhët e avokatëve, qoftë në KLGJ qoftë në KLP. Këto dy komisione do shqyrtojnë kandidaturat edhe nga rradhët e avokatisë. Pastaj ka edhe detyra të tjera në reformën në drejtësi, monitorime, rol vëzhguesi, kjo puna administrative vazhdon ende në disa plane”, thotë Avokati i Popullit për TCH.

Nga mbi 100 aplikantë, vetëm 27 do të përzgjidhen, nga të cilët 4 për komisionerë publikë, 14 për komisionin e verifikimit dhe një trupë gjykuese prej 7 vetësh në Kolegjin e Apelimit./a.m.

Next Post
Lajm fantastik për Real Madridin, kthehen Isco dhe James

Real Madrid kërkon sulmuesin e Lyonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In