• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas anglezit të dehur, grupi i moldaveve te ‘Selvia’ i bashkohet protestës, nis ngritja e qeverisë teknike në Whatsapp

by Adriatik Doçi
29/06/2026 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Me rënien e numrit të pjesëmarrësve, protesta, në javën e saj të katërt, befas ka nisur të kalojë në format ndërkombëtar. Pas dy iranianeve, revolucionit iu bashkua dje edhe një turist i dehur anglez, të cilin ka tre ditë që e kanë mpirë me bar dhe dehidratuar me birra te Rruga e Kavajës.

Për të ruajtur fytyrën e re ndërkombëtare, protestës për rrëzimin e Edi Ramës, i janë bashkuar edhe një grup vajzash moldave, të cilat janë strehuar në zonën e njohur si ‘Selvia’, pranë qendrës së Tiranës. Njëra prej tyre ishte planifikuar të fliste, por mikrofonin e kapi një zonjë, e cila u ankuar se e kishte lënë burri.

Ndërkaq, plani që Alma Kaçi t’i bashkohej sonte turnit të natës para Kryeministrisë, befas u godit paraditen e sotme nga policia, e cila hoqi karriget dhe këpucët. Ndërhyrja e policisë ka pezmatuar përfaqësuesit e protestës, shumica e të cilëve nuk janë pranuar në Spitalin Psikiatrik për shkak se nuk ka shtretër bosh.

Teksa protestuesit para Kryeministrisë sa vijnë e pakësohen çdo natë dhe gajreti online shtohet, grupi organizator po nxiton për kostituimin e institucioneve të qeverisjes paralele bazuar në manifestin e Dritan Goxhajt, i cili parashikon një formë qeverisje bazuar në dy shtylla; plumb dhe short.

Në një kohë kur proçka e Goxhaj tashmë po analizohet nga anti-terrori, SHISH dhe shërbimet partnere, një tjetër personazh i quajtur Përparim Gjeka është shfaqur duke deklaruar të hapur aplikimin në whatsapp për të interesuarit për t’u bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Ekzekutiv, organe të cilat do të zëvëndësojnë Kuvendin që ka dalë nga zgjedhjet e kaluara dhe qeverinë Rama, produkt i këtij Kuvendi.

Sipas ideatorit, Kuvendi Kombëtar do të qëndrojë mes shoqërisë dhe popullit, që janë e njëjta gjë! Dy nga kriteret për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar është që kandidati nuk duhet të jetë frikacak dhe duhet të njohë Skënderbeun, kusht të cilin duket se e plotëson edhe Pëllumb Piliçi, i cili mbetet për t’u parë nëse do të heqë dorë nga qeveria e tij për t’iu bashkuar qeverisë Goxhaj-Gjeka.

Ndërkaq, një nga vendimet e para të pushtetit të ri imagjinar pritet të jetë kthimi i tetë makinave luksoze që Tatimet i kanë sekustruar çunit të Fanes pasi nuk paguan 6.4 milionë euro taksa. Nxitoni të palikoni sonte pasi deri nesër mund të zihen vendet! T’a gëzojmë Shqipërinë e re!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
EMRI/ Nga Saranda në Greqi për të vrarë ekzekutuar anëtarin e mafias greke “Papagalli”, zbardhet atentati! Detajet e dosjes hetimore

EMRI/ Nga Saranda në Greqi për të vrarë ekzekutuar anëtarin e mafias greke “Papagalli”, zbardhet atentati! Detajet e dosjes hetimore

November 24, 2026
“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

November 24, 2026
Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

November 24, 2026
Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

November 24, 2026
Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In