Fernando Hierro ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të re te Real Madrid-i.
Ish-futbollisti legjendar, i cili me “Los Blancos” fitoi gjithçka prej 1989 deri në 2003, një vit më parë nisi punë si zëvendës-trajner te Real-i.
Tani Hierro ka vendosur të heqë dorë nga ky post, pa dhënë ndonjë arsye madhore, por duke shpjeguar se largimi i tij nuk ka lidhje me pushimin nga puna të Carlo Ancelotti-t.
Për momentin Hierro ka planifikuar vetëm pushimet, ndërkohë që po mendon për ofertat që i kanë ardhur.
Megjithatë, në Spanjë përgënjeshtrojnë zërat sipas të cilave Real-i i ka ofruar Hierro-s postin e drejtorit sportiv.









