• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas analizës PS zgjedh drejtuesit në bazë, ja kush ikin dhe kriteret për kandidatët

by A R
06/09/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë të tyre në krye të organizatave socialiste dhe Këshillave socialiste të Njësisë Administrative, por pa prekur kreun socialist të bashkise, shkruan“Panorama”.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi vendimin për të hapur fushatën zgjedhore në PS, që do të nisë më 15 shtator deri më 30 tetor për organizatat socialiste dhe nga 1- 15 nëntor për Konstituimiin e Këshillave socialiste të Njësive Administrative.

Në relacionin që shoqëron vendimin e Asamblesë thuhet se “pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit të këtij viti, në zbatim të nenit 23, pika 6 të Statutit të Partisë, duhet të zhvillohet fushatë për zgjedhjet e reja në OS, sepse bëhet analiza e rezultatit zgjedhor për çdo organizatë socialiste-qendër votimi, lind nevoja për riorganizime e përmirësime në strukturat bazë të partisë dhe përfundon mandati 2-vjeçar i drejtuesve të OS dhe kryetarëve të Këshillit Socialist të Njësive Administrative në përbërje të bashkive”.

KRITERET

Asambleja Kombëtare e PS miratoi dhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për kryetar organizate socialiste dhe të këshillit socialist të njësisë administrative. Ajo që bie në sy është arsimi i lartë që kërkohet aty ku është i mundshëm për drejtuesit socialistë, që nga organizata socialiste e deri në drejtim të njësisë administrative.

Por një kriter do të penalizojë një pjesë jo të vogël të drejtuesve. “Kryetarët aktualë të PS, si rregull nuk do të jenë kandidatë për kryetar të OS ku rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit është më i ulët se në zgjedhjet pasardhëse, vendore ose të përgjithshme”, thuhet në kriteret e miratuara për drejtuesit e rinj, dhe kjo është e vlefshme edhe për kryetarët aktualë të Këshillave socialiste të Njësisë Administrative.

Një tjetër kriter penalizues për drejtuesin e organizatës socialiste është edhe posti drejtues në administratë. “Në të gjitha rastet e të qenët i emëruar në një detyrë drejtuese në një institucion në bashki, qark apo institucione qendrore duhet të japë dorëheqje nga drejtimi i PS ose nga kandidimi për kryetar të OS”, thuhet në kriteret për kreun e organizatës socialiste.

Por ndërkohë që kryetarët e organizatave socialiste do të zgjidhen me votim të fshehtë, kryetari i PS-së së bashkisë do të përzgjedhë kryetarin e Këshillit Socialist të njësisë administrative. “KS i NjA i përbërë konform nenit 27 të Statutit (kryetarët e OS të njësisë administrative, delegatët e Kongresit dhe këshilltarët e bashkisë, banorë të asaj njësie administrative anëtarë partie, administratori i njësisë administrative anëtar partie, kryetari i FRES dhe kryetare e FGS në njësinë administrative) propozon, si rregull nga përbërja e anëtarëve të tij, mbështetur në propozimet e OS dhe kriteret e miratuara nga Asambleja Kombëtare e PS, kandidatët për kryetar të KS të Nj.Administrative. Kandidaturat e përzgjedhura për këtë funksion i dërgohen kryetarit të partisë të bashkisë. Kryetari i bashkisë zgjedh si kryetar të Këshillit Socialiste të Njësisë Administrative një nga kandidaturat e propozuara për kryetar të bëra nga KS i NjA”, thuhet në vendimin e miratuar nga Asambleja Kombëtare.

KRITERET PËR KRYETAR TË OS

1. Arsim i Lartë në OS, ku ka anëtarë me këtë nivel arsimor

2. Të jetë me vendbanim në territorin e qendrës së votimit që mbulon OS

3. Kontribut e angazhim politik aktiv në territorin e OS

4. Të ketë qenë aktiv, të paktën në dy proceset e fundit elektorale

5. Të ketë integritet moral, aftësi drejtuese e komunikuese

6. Kryetarët aktualë të PS, si rregull, nuk do të jenë kandidatë për kryetar të OS, ku rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit është më i ulët se në zgjedhjet paraardhëse, vendore ose të përgjithshme

7. Kandidatët për kryetar të OS duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 52 dhe 56 të statutit të partisë

8. Në të gjitha rastet e të qenit i emëruar në një detyrë drejtuese në një institucion, në bashki, qark apo institucione qendrore, duhet të japë dorëheqje nga drejtimi i PS ose nga kandidimi për kryetar të OS

KRITERET PËR KRYETAR TË KËSHILLIT SOCIALIST TË NJËSISË ADMINISTRATIVE 1. Arsim i lartë

2. Të jetë me vendbanim në territorin e NJA ku propozohet të zgjidhet

3. Kontribut dhe angazhim politik të spikatur në veprimtarinë politike dhe elektorale të PS, të paktën në dy zgjedhjet e fundit

4. Përvojë në organizimin dhe funksionimin e strukturave vendore të partisë

5. Përgjegjësi publike dhe respekt ndaj interesave të anëtarësisë dhe komunitetit, reputacion në anëtarësi, strukturat e partisë dhe në komunitet

6. Aftësi drejtuese, vlerësim të punës në ekip si dhe aftësi të mira komunikimi publik

7. Angazhim për të njohur, ndjekur dhe zgjidhur problemet politike, organizative dhe elektorale në njësinë administrative përkatëse

8. Kryetarët aktualë të KS të Nj. Administrative nuk do të jenë kandidatë, në të gjitha rastet kur rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit është më i ulët se në zgjedhjet paraardhëse

9. Në procesin e propozimit të kandidaturave për kryetar të KS të NjA, të mbahen parasysh kërkesat e nenit 52 të Statutit për integritetin e standardet në përzgjedhjen e kandidatëve, të nenit 56 për papajtueshmërinë me detyrën e kryetarit të partisë në nivel vendor.

ZGJEDHJET NË PS

15 shtator-30 tetor 2017 Zgjedhjet në organizatat

1–15 nëntor 2017 Konstituimi i Këshillave socialiste të Njësive Administrative/Panorama/a.m.

Next Post
Bebe Rexha ushtrohet fizikisht me Sylvester Stallonen

Bebe Rexha ushtrohet fizikisht me Sylvester Stallonen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In