• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pas ambasadorit të OSBE, Soreca shënjestra e rradhës e opozitës

by Flogert Muça
31/07/2019 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Është në kufinjtë e të pabesueshmes vendosmëria e opozitës për të mos pranuar kurrë mendimin ndryshe. Opozita në Tiranë ka ndërmarrë një fushatë të ethshme sulmi kundër ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Vetëm pse ambasadori u shpreh se çështja e TK është e politizuar, opozita vendosi një ushtri me militantë që nuk lanë të zëzë pa thënë kundër tij, duke e trajtuar atë si armik të popullit. Arsyeja? Ambasadori nuk tha atë që mendon Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, por mbajti qëndrimin politik të BE-së.

Ky ishte ‘mëkati’ i Sorecës, i cili njëlloj siç e pësoi ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard pak muaj me parë, u dhunua Online nga PD dhe LSI. E nëse ambasadorit të OSBE-së i shkuan poshtë shtëpisë gjatë zgjedhjeve (pse OSBE nuk ishte dakord me vendimin e opozitës për djegie mandatesh e braktisje zgjedhjesh), ambasadorit të BE po i hakërrehen në rrjet sepse partia e ka shpallur armik të saj pasi ka mendim ndryshe.

Në fakt, sulmi ndaj ambasadorit Soreca, njëlloj si ndaj Borchard kanë emërues të përbashkët mendimin politik të liderëve të opozitës. Ka të bëjë me filozofinë politike të lidershipit të PD-Lsi, të cilët në themel kanë: 1- moslejimin e mendimit ndyshe; 2- Kundërpërgjigja me dhunë të të gjitha formave, nga molotovi te sulmet online.

Partia që e quan veten Demokratike, nuk ka as minimumin e resektit ndaj mendimit ndryshe. E kur nuk ja lejon këtë një ambasadori si ai i BE, imagjino se ç’bën me tutje.

Por ironia në gjithë këtë histori është se është një histori e përsëritur dhe rezultati ka qenë humbje politike për Bashën dhe vepra publike të përqafuara nga qytetarët. Lulzim Basha është i vetmi që nga e njëjta formulë, pret rezultate të ndryshe. Them kështu sepse Lulzim Basha ka politizuar e është sjellë njëlloj edhe për vepra të tjera në Tiranë, të cilat vetë as nuk çoi nëpër mend, për fatin e keq të qytetit tonë. Mbaj mend se si për Pazarin e Ri ishte e njëjta histeri, apo Parku i Lodrave të Liqeni Artificial, ku nuk mungoi as ish-presidenti Nishani apo Strazimiri me revole në brez.

Njëlloj edhe për Sheshin ‘Skënderbej’, njëlloj edhe për Stadiumin Kombëtar, edhe për bulevardin e ri. Të njëjtat fytyra, të njëjtat argumenta, të njëjtat skema dhune ndaj të gjithë atyre (që në çdo rast kanë qenë shumica) që kanë menduar ndryshe e që kanë pritur në heshtje që puna të mbarojë për të parë kush ka të drejtë.

Përfundimi i të gjithë historive të mësipërme dihet. Sot qyteti ka punët e bëra, ndërsa opozita ka llogoren e njëjtë e cila po e çon në humbje të reja.

Njëlloj edhe sot për Teatrin Kombëtar. Në një kohë kur pjesa dërrmuese e komunitetit të artistëve është për ndërtimin e një teatri të ri modern dhe ku të gjithë arkitektët e inxhinierët shprehen se është i pamundur restaurimi për shkak të materialit më të cilin kjo godinë është ndërtuar, PD sëbashku me një dorë të manipuluar apo të vetëofruar militantësh janë kundër të gjithëve. Madje jo vetëm kaq, por kjo pakicë po tenton t’i mbyllë gojën shumicës, deri të ambasadorët e BE, duke ushtruar dhunë, të të gjitha llojeve.(lexo.al)/l.m

Next Post
Plastika në det shqetëson globin, rrezikohet edhe Shqipëria

Plastika në det shqetëson globin, rrezikohet edhe Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In