Pas protestës përpara ambasadës amerikane, banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit kanë nisur marshimin drejt selisë së BE-së në Tiranë.
Gazetarja Ajgena Korbi raporton se pas apelit drejtuar ambasadores Yuri Kim, banorët vendosën që rezistencën e tyre ta zhvendosin përpara selisë së BE-së.
Banorët e nisën protestën mëngjesin e sotëm përpara Parlamentit. Ata kërkojnë sqarim dhe kontrata për banesat e tyre, të cilat u shembën pasi preken nga projekti i rindërtimit në këtë zonë.
/b.h