• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pas akuzave të Berishës, në Kosovë dalin në mbrojtje të Fred Abrahams

by Java News
24/12/2017 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ditë më parë akuzoi shtetasin amerikan Fred Abrahamsin, hulumtues në “Human Rights Watch”, si “agjent të [Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë] UDB-së”.

Ndaj kësaj deklarate, menjëherë reagoi vet i përmenduri Abrahams, i cili përmes një letre të botuar në gazetën “Dita” në Shqipëri, përveç se i cilësoi si të pabaza akuzat e Berishës, tha se nëse ky i fundit ka fakte, duhet t’i paraqes ato para autoriteteve amerikane “pasi kjo do të përbënte edhe shkelje të ligjit amerikan”.Ndërkaq, në mbrojtje të Abrahamsit ka dalë edhe Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës “Kohës Ditore”, i cili e njeh nga afër veprën e Abrahamsit.

Ai ka tërhequr vërejtjen se Abrahams është nga më meritorët për ekspozimin e krimeve të Millosheviqit në Kosovë, “kur pak kush në botë çante kokën për krimet dhe represionin që bëhej në Kosovën nën pushtimin serb”, raporton Koha.net.

“Derisa Kosova ka dështuar deri tash ta njohë zyrtarisht kontributin e tij në luftën për të drejtat e popullit të Kosovës, më e pakta që vendi duhet të bëjë përballë sulmeve të tilla të ulëta e shpifëse kundër tij është që t’i dal në krah”, është shprehur Bajrami në një postim në Facebook.

Ky është postimi i plotë i kryeredaktorit të “Kohës Ditore”:

Fred Abrahams është ndër ata persona të rrallë, të huaj a shqiptarë, që kanë dhënë kontributin qenësor në ekspozimin e krimeve të Milosheviqit dhe regjimit serb në Kosovë gjatë viteve ’90-të.

Si hulumtues i Human Rights Watch, ai ka bërë publike faktet e pakontestueshme për masakrat e shumta që ushtria e policia serbe i kanë kryer në Kosovë, të cilat botës ia treguan të vërtetën për atë që po ndodhte gjatë luftës në Kosovë. Për këtë, Fred edhe dëshmoi në Gjykimin kundër Milosheviqit në Hagë.

Fred është ndër ata amerikanë dhe perëndimorë që hapur u vunë në anën e shqiptarëve të Kosovës kur pak kush në botë çante kokën për krimet dhe represionin që bëhej në Kosovën nën pushtimin serb.

Dhe, derisa Kosova ka dështuar deri tash ta njohë zyrtarisht kontributin e tij në luftën për të drejtat e popullit të Kosovës, më e pakta që vendi duhet të bëjë përballë sulmeve të tilla të ulëta e shpifëse kundër tij (dhe Fron Nazit), është që t’i dal në krah.Ashtu si Fredi na doli në krah gjithë ne, kur ishte më së vështiri, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ranieri e shpall hapur: Dua të jem trajner i Italisë

Ranieri e shpall hapur: Dua të jem trajner i Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

August 22, 2026
BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com