• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 8 vitesh gjyq Anna Nordstrom njihet si vajza e Vebi Veliajt

by A R
07/02/2018 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 8 vite gjyqe maratonë, dje gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke njohur si vajzë dhe trashëgimtare të biznesmenit Vebi Veliaj, shtetasen suedeze Anna Nordstrom. Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Elona Stavri, Hysni Demiraj dhe Marie Qirjazi, të cilët pasi studjuan të gjitha pretendimet e palëve vendëson ti japin “ok” kërkesës së shtetases Anna Nordstrom, duke e ligjëruar atë si vajza e ish-biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj.

Mësohet se në padinë e saj civile Nordstrom kishte kërkuar në pjesën takuese 1/2 e trashëgimisë, por gjykata ka pranuar vetëm 1/5. Ndërsa pjesën tjetër gjykata ia ka krthyer sërisht motrave të Nordstrom, megjithëse ato kishin hequr dorë.

Ky vendim i Apelit ka marrë formë të prerë dhe në vijim mësohet se Nordstrom do hapë një proces tjetër gjyqësor për fitimin e trashëgimisë dhe anullimin e një seri kontratash shitjesh, që janë bërë, pas vdekjes së babait të saj, Vebi Veliaj.

Vendimi-urdhër i Gjykatës së Lartë
Me“Shqiptarja.com” mëson se vendimi i Apelit është dhënë pas vendim-urdhërit të dhënë nga Gjykata e Lartë, të datës 24 janar 2018 ku gjyqtarët e gjykatës së Lartë Medi Bici,Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi,urdhëruan që gjykata e Apelit të mos zvariste procesin gjyqësor por të dilte me një vendim konkret.

Në përfundim të vendimit të dhënë nga tre gjyqtarët e mësipër, gjykata shprehet: ”…urdhërohet gjykata e Apelit të vazhdojë gjykimin duke zbatuar procedurat e njoftimit të personit të tretë, sipas nenit 460,pika 5 mtë Kodit të Prc.Civile.

Njëherësh gjykata e Lartë në vendimin e saj të 24 janarit 2018 ka konstatuar si shkelje tejzgjatjen e procedurave të gjykimit nga gjykata e Apelit Tiranë, lidhur me vendimin e ndërmjetëm të datës 19 dhjetor 2017 për njoftimin e personave të tretë Qefajete Rufati,Dilferije Rufati dhe Merxhivane Behadini në çështjen nr.4996 të datës 21 korrik 2017.

20 gjyqtarë e 10 prokurorë në “Vetting”
E lodhur dhe e zhgënjyer totalisht nga sistemi i drejtësisë shqiptare,një muaj më parë, Anna Nordstrom, i është drejtuar me një denoncim dhe komisionit të Vettingut. Në këtë denoncim kjo shtetase Suedeze ka çuar në “Vetting” 20 gjyqtarë dhe mbi 10 prokurorë, përfshirë dhe Adriatik Llallën. Të gjitha ankesat e saj dhe kërkesa për të verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë përcjellë pak ditë më parë kryetares së Komisionit të Kualifikuar të Kualifikimit Genta Tafa (Bungo).

Njëherësh ankesa i është përcjellë nga shtetësja Suedeze edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera. “Po ju drejtohemi juve me këtë ankim për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.

Është situatë alarmante!Unë qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 8 vite për një “Dëshmi Trashëgimie”, të babait tim dhe e kam të pamundur që të ketë një vendim gjyqësor për këtë çështje”-shkruan Nordstrom në ankesën e saj.

Më tej ankuesja parashtron duke pohuar: “…kam paraqitur këtë ankim përpara jush, pasi mendoj se është momenti që të bëhet vlerësimi për të gjithë ata pseudo gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë zvarritur një proces i cili për nga kompleksiteti, rrethanat dhe kërkimi i paraqitur është nga më modestët në gjykim. E them me bindje se është e vetmja çështje në Republikën e Shqipërisë e cila ka kaluar nga 2 herë të gjitha shkallët e gjykimit”./Shqiptarja

Next Post
Evra afër rikthimit në Premier Ligë të West Ham

Evra afër rikthimit në Premier Ligë të West Ham

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In