• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

by E B
28/07/2026 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi mes ekipit mbrojtës të avokatëve të huaj me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajt në IEVP Durrës ka zgjatur pesë orë. Ky ishte takimi i parë i realizuar mes tyre, pas 8 muajsh kërkesash të vazhdueshme të avokatëve.

Avokati Benjamin Brandon deklaroi për median se takimi i sotëm me Veliajn ishte i frytshëm dhe kishte për qëllim përgatitjen e padisë që do të depozitohet në Gjykatën e Strasburgut në vjeshtë.

Dosja do të hartohet edhe në bashkëpunim me studion ligjore amerikane, të angazhuar në rastin e kryebashkiakut të Tiranës, por avokatët amerikanë nuk janë lejuar ende nga SPAK të takojnë Veliajn.

Sipas mbrojtjes, po dokumentohen të gjitha shkeljet e pretenduara ligjore që do të paraqiten në Strasburg.

“Shpresojmë që vendimet që do të merren nga gjykatat vendase në Shqipëri të përshpejtohen dhe të ecin përpara sa më shpejt të jetë e mundur, për të siguruar që ai të lirohet dhe t’i lejohet të vazhdojë jetën e tij të përditshme, jetën familjare si dhe të ushtrojë funksionin e tij si kryetar i zgjedhur në mënyrë demokratike i Tiranës”, tha Brandon për mediat.

Deklaratat e plota:

Av. Benjamin Brandon:

Jemi këtu për të takuar Erionin, i cili siç e dini, ndodhet në paraburgim prej më shumë se 18 muajsh. Ne e kemi përfaqësuar Erionin gjatë gjithë kësaj kohe, por kjo është hera e parë që na lejohet ta takojmë, pavarësisht kërkesave të përsëritura për ta bërë këtë. Megjithatë, jemi shumë mirënjohës ndaj autoriteteve që më në fund na lejuan të takojmë klientin tonë në paraburgim dhe kemi pasur një takim shumë frytdhënës sot.

Pra, ajo që kemi diskutuar është kërkesa që synojmë t’i paraqesim Gjykatës së Strasburgut, pra Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në emër të tij, për të kontestuar ndalimin e tij, pra vazhdimin e paraburgimit të tij dhe shpresojmë që vendimet që do të merren nga gjykatat vendase në Shqipëri të përshpejtohen dhe të ecin përpara sa më shpejt të jetë e mundur, për të siguruar që ai të lirohet dhe t’i lejohet të vazhdojë jetën e tij të përditshme, jetën familjare si dhe të ushtrojë funksionin e tij si kryetar i zgjedhur në mënyrë demokratike i Tiranës.

Av. Plarent Ndreca:

Kolegët nga Anglia kanë ardhur për t’u lejuar për herë të parë, pas 8 muajsh kërkesash të vazhdueshme që ata kanë bërë në Prokurorinë e Posaçme, të komunikojnë me Veliajn. Fatkeqësisht, edhe pse nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë proceduriale, është bërë e mundur pas një kohë kaq të gjatë që një pjesë e ekipit të huaj, të vijë e të vizitojë Erionin sepse duhet të keni parasysh që ekipi amerikan nuk është lejuar akoma për të ardhur e për ta vizituar. I gjithë takimi në intervistën që bëmë sot më në fund, me kolegët, lidhet me aplikimin që do bëjmë në Gjykatën e Strasburgut, në lidhje me masën e sigurimit, sepse vërtet ne korrëm një fitore në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ktheu çështjen, shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë për të riparë çështjen e masës së sigurimit. Megjithatë, nuk janë pranuar të gjitha pikat që kemi kërkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këto pika do të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut. Për këtë është edhe ekipi anglez i mbrojtjes.

Në lidhje me dy pikat e tjera që ju përmendët, sigurisht që i kemi ngritur. Në lidhje me emërimin e z. Dado, kemi bërë të qartë se do apelojmë vendimin e shkallës së parë, i cili nuk ishte vendim në themel që na rrëzonte kërkesën, por ishte një vendim i cili nuk pranonte që ne të legjitimoheshim në këtë kërkesë, çka është një shmangie nga gjykimi i një çështje që ka, jo vetëm interes juridik e ligjor për ne, si mbrojtje e z. Veliaj, për z. Veliaj si kryetar i Bashkisë, por ka interes në fakt për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, i cili duhet të dijë nëse një prokuror në Prokurorinë e Posaçme, në këtë rast është i emëruar apo jo në mënyrë të ligjshme, i cili ka në dorë një pushtet të deleguar nga Kushtetuta që mund të shkaktojë dëme të rënda në të drejtat, liritë themelore të njeriut. Kjo çështje do vijojë deri kur të marrim të drejtën, ashtu siç ne e kemi marrë gjithmonë kur kemi këmbëngulur dhe kemi trajtuar çdo element juridik të çështjes së Erionit.

Kemi ngritur çështje që kanë të bëjnë me marrjen e dosjeve, i morëm dosjet, kaloi kohë, por i morëm. Kemi ngritur edhe çështjen e mos komunikimit me avokatët e huaj. Kaloi një kohë e gjatë, por e morëm komunikimin me avokatët e huaj.

Në lidhje me çështjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë, e morëm edhe mandatin e kryetarit të Bashkisë. Kemi ngritur çështjen e masës së sigurimit. Kaloi kohë e gjatë, por edhe ajo besoj se u fitua në Gjykatën Kushtetuese. Ne do e ndjekim çdo element juridik deri në Gjykatën e  Strasburgut, sepse jam i bindur që ky proces ka filluar i manipuluar nëpërmjet një kallëzimi anonim, i cili shumë shpejt do i bëjmë publike edhe elementë e fakte të tjerë në lidhje me këtë kallëzues.

Ajo që duhet thënë dhe ne do e përsërisim gjithmonë është që do ndjekim çdo lloj ankimi juridik për të çuar çështjen deri në fund dhe për ta çuar këtë betejë deri në fitoren e z. Veliaj.

Kur pritet t’i drejtoheni Strasburgut dhe cila ishte gjendja e klientit tuaj?

Gjendja e klientit tonë është shumë e mirë. Është besimplotë, është shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Është i qartë, shumë i qartë për çështjen dhe betejën që ka bërë dhe e pret. Çështja në Strasburg duhet të depozitohet brenda 4 muajsh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ne besojmë se do e bëjmë shumë shpejt. Ndoshta në shtator, fillim shtatori.

Hapi tjetër i radhës, përveç Strasburgut?

Ne jemi në gjykim në themel dhe do jeni të informuar mbi çdo lëvizje që do bëjmë edhe në gjykimin në themel. Ne do çojmë në Strasburg edhe vendimin e Gjykatës paraprake, i cili nuk i krijoi mundësinë z. Veliaj të njihej me çështjen, madje të mos kishte as avokat në gjykimin paraprak dhe gjithashtu do çojmë edhe një çështje tjetër që ka lidhje me pavlefshmërinë e akteve në Gjykatën Kushtetuese; pra do ndjekim çdo lloj hapi dhe ju do jeni të informuar mbi çdo hap që ne do ndjekim.

Çfarë i sjell mbrojtjes ekipi anglo-amerikan?

Sigurisht një vlerë e shtuar. Eksperienca e një ekipi të njohur nga Anglia për çështje që lidhen me Strasburgun dhe sigurisht, që gjithë çështjet që kanë të bëjnë me Strasburgun do i realizojmë në bashkëpunim me kolegët nga Anglia dhe Amerika, të cilët fatkeqësisht nuk e kanë marrë lejen akoma nga SPAK, për t’u prezantuar me klientin e tyre.

Next Post
Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

July 28, 2026
A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

July 28, 2026
Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

July 28, 2026
Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

July 28, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Me kap prajmin!

July 28, 2026
Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

July 28, 2026
Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

July 28, 2026
Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

July 28, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

July 28, 2026
“Epsteini” ynë

Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com