• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 70 vitesh vetëm 10 qytete mund të zhvillojnë lojëra olimpike, shkaku? Ngrohja globale

by Java News
19/08/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në harkun e 70 vjetëve, ndryshimet klimaterike mund t’i bëjnë të papraktikueshme ngjarjet sportive në natyrë: një shembull se si ngrohja globale po ndryshon zakonet tona.

Mes gjithë pasojave të ndryshimeve të klimës, ky është pa dyshim më pak i rëndësishmi. Por këto ditë, duke qenë nën atmosferën e Lojërave Olimpike që po zhvillohen në Rio, Brazil, është diçka që edhe mund të çohet nëpër mend; pas disa dhjetëvjeçarësh pjesa më e madhe e qyteteve të planetit mund të jenë tepër ‘përveluese’ për të pritur Olimpiadën e Verës.

Në 2085, më pak se 10 qytete të hemisferës veriore të Europës Perëndimore do të ketë temperatura të përshtatshme për të lejuar mbajtjen e sporteve në natyrë. Ky është rezultati i një analize të Universitetit të Kalifornisë ‘Berkeley’, të publikuar në ‘Lancet’.

METODA. Kërkuesit kanë arritur në këtë përfundim duke analizuar rrezatimin ngrohës, lagështirën, temperaturat dhe të dhënat mbi erërat e një serie qytetesh të klasifikuar si kandidate për mbajtjen e lojërave olimpike, përmes dy modeleve të ndryshme të klimës, të kombinuara për të nxjerrë një matje të lagështisë absolute të mjediseve të ndryshme. Ekipi i studiuesve është përqendruar në qytetet e hemisferën veriore, ku jeton 90% e popullsisë, dhe në veçanti tek ato me më shumë se 600.000 banorë (kusht i domosdoshëm për një kandidat për të pritur Olimpiadën).

Në këtë pikë, ata kanë përjashtuar nga lista e vendeve potenciale pritëse, të gjitha ato qytete që kishin një probabilitet më të madh se 10% për të anuluar një maratonë për arsye të lidhura me klimën. Sot kriteri prej 10% është përdorur, për shembull, për të zgjedhur qytetet për olimpiadat dimërore: në qoftë se në një prej tyre ka mundësi shumë të ulët të reshjeve të borës, prirjet janë për t’u përzgjedhur një kandidat tjetër.

SHUMË TË NXEHTA. Dhe kështu rezultoi se, pas 70 vjetësh, vetëm një pjesë e vogël në mesin e 543 qyteteve të mundshme kandidate të hemisferës veriore, mund të presin Lojërat. Stambolli, Madridi, Roma, Parisi dhe Budapesti – të cilët kanë luftuar ose janë duke luftuar për t’u bërë qytetet olimpike në edicionet e ardhshme – nuk do të ketë një klimë të pranueshme. Dhe, as Tokio, që do të presë Lojërat Olimpike në vitin 2020, nuk mund të sigurojë në 2085 kushtet e domosdoshme të sigurisë dhe shëndetit  për mbajtjen e konkurseve të hapura, shkruan shqip.

ZGJEDHJE E DETYRUAR. Ngelen Shën Petërburgu (Rusi), Riga (Letoni), Biškek (Kirghizistan), Ulan Bator (Mongoli), Calgary (Kanada), Vancouver (Kanada) dhe San Francisco (SHBA) si dhe 25 qytete më të vogla në Europën Perëndimore. Asnjë metropol amerikano-latin ose afrikan nuk do të sigurojë një klimë të pranueshme.

Sigurisht, bëhet fjalë vetëm për një model. Por kjo është e mjaftueshme për të bërë më konkrete ndikimin e ndryshimeve klimatike në jetën tonë të përditshme.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 20 Gusht 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com