• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pas 6 vitesh Shqipëria tejkalon nevojat për konsum dhe eksporton energji elektrike

by Java News
15/01/2017 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria u rikthye sërish një vend eksportues neto i energjisë elektrike, teksa për herë të parë pas 6 vjetësh prodhimi vendas ka tejkaluar nevojat për konsum.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaroi se vitin e kaluar eksportoi rreth 700 milionë kilovat ore energji në vendet e tjera, pasi bilanci energjetik i vendit është përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së prodhimit të brendshëm, por edhe uljes së vjedhjeve të energjisë.

Të dhënat zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se vitin e kaluar, shqipëria prodhoi 7.3 miliardë kilovat orë energji elektrike.  Ky është niveli më i lartë i prodhimit që nga viti 2010, i cili jo vetëm ka përballuar plotësisht konsumin vendas, por edhe i ka lejuar korporatës të eksportojë 700 milionë kilovat orë energji.

Rikthimi i vendit në bilanc pozitiv energjetik, përveç kushteve të favorshme hidrike  është rezultat edhe i dy faktorëve të tjerë; rritjes së prodhimit nga hidrocentralet private dhe uljes së humbjeve të energjisë.
Vitin e kaluar, HEC-et private prodhuan sasinë rekord prej 2.2 miliardë kilovat orë energji elektrike duke dhënë 30 për qind të prodhimit total vendas.

Por veç rritjes së prodhimit, bilanci energjetik ka përfituar edhe nga përmirësimi i administrimit në operatorin e shpërndarjes. Sipas shifrave, vetëm nga ulja e humbjeve, Shqipëria kursen 1.1 miliardë kilovat orë energji në vit krahasuar me tre vjet më parë.

Ky rezultat, përveçse ka përmirësuar treguesit financiar të OSHEE, ndikon drejtpërdrejtë edhe bilancin energjetik të vendit, duke e rikthyer Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë elektrike. / Top Channel /a.k

Next Post
“Poeti dixhital”, Berisha poston poezinë për Edi Ramën

Kush u pagua nën dorë dhe si dështoi votimi elektronik më 2013 (urdhëri i Berishës një ditë para zgjedhjeve)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com