• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas 33 vitesh punë, më hoqën për një fjalë goje”, flet gruaja që tentoi vetëvrasjen nga kulla e lartë

by A R
10/11/2017 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej kohesh po bëhemi dëshmitarë të rasteve të ndryshme kur gra dhe burra zgjedhin te hipin në lartësi e të kërcënojnë se nëse problemi i tyre nuk zgjidhet atëherë do te vrasin veten. Një nga këto raste te trishta është dhe Antoneta Sala nga qyteti i Kuçovës, e cila pas largimit nga puna, në 20 tetor hipi në një kullë ku kërcënonte se do hidhej. 52-vjeçarja pasi mbaroi studimet si operatore prodhimi nafte ne vitin 1983 u punësua në ndërmarrjen e nxjerrjes se naftës.
Pas shume vitesh pune dhe sakrifice, pas 33 vitesh jete në atë ndërmarrje, ajo është përfshirë në një situatë debati dhe konflikti. Fillimisht i janë kërkuar disa informacione nga drejtori i ri të cilin nuk ja kishin prezantuar dhe i kane kërkuar disa informacione në lidhje me punën të cilat ajo nuk ka pranuar t’i japë, pasi sipas saj ka zbatuar rregulloren që të gjithë punonjësit duhet ta zbatonin. Por, pas një mbledhje ku është ndier e fyer dhe e sulmuar i kanë dhënë njoftimin për largimin nga puna. Antoneta ka trokitur në çdo dere për te kërkuar të drejtën e saj, por nuk ka gjetur dot zgjidhje.
Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 ajo ka rrëfyer se është larguar me pa të drejtë nga puna, pasi kishte dhe një kontratë pune 2-vjecare. Ajo thotë me lot në sy se pas 33 vitesh punë është larguar vetëm për një fjalë goje. Tek shkresa e heqjes nga puna si motivacion i kanë thënë që nuk kishte prerë litarët me bar, ndërkohë kjo është e pavërtetë sipas saj.
“Ne bëjmë sherr për bukën e gojës. Kujt nuk i kam shkuar. Edhe kryeministrin kam tentuar ta takoj kur erdhi në Kuçovë, por nuk më lejuan. Marr 38 mijë lekë përkrahje. Më kanë thënë se për çunat nuk më japin përkrahje se duhet të jenë të martuar. Unë mora policë dhe iu thashë hajdeni se do hidhem. Unë nuk kam faj. U largova vetëm për një fjalë goje që i thashë drejtorit. Më kërkoi informacion drejtori i ri dhe kryeinxhineri sa naftë ke dhe të tjera. Keq të zbatojmë rregulloren keq jo. Inxhinieri më tha se pse i fole ti drejtorit ashtu. Kisha 33 vite punë në ndërmarrje dhe të më heqin për një fjalë goje… I kam dhënë këtij shteti 33 vite punë. Dua vetëm një vend pune nuk kërkoj më shumë”- tha Antoneta e përlotur, raporton BalkanWeb.
Ndër të tjera ajo ka treguar se pasi zbriti nga kulla u dërgua në polici dhe i premtuan se do t’i gjejnë punë dhe do t’i shlyejnë edhe kredinë që ka. Ajo paralajmëroi se po hipi prapë në kullë do hidhet.
“Pasi zbrita nga kulla më çuan në polici. Atje më mbajtën një shënim. Premtimi ishte se do më gjenin një punë në bashki si unë dhe për 2 djemtë e mi. Gjithashtu më thanë që do më shlyejnë edhe kredinë që kam, por asgjë nuk është mbajtur nga premtimet. Kam shkuar sërish në bashki, ku më thonë që nuk kemi fonde, nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë po hipa prapë në kullë do hidhem. Mua më premtuan shumë gjëra, por nuk është mbajtur asnjë premtim. Më thanë të bashkisë se do të fusim në punë, por asgjë nuk është bërë”- rrëfeu ajo.

Next Post
Arrestohet shqiptari në Itali, dhunoi punonjësin e pub-it

Shqiptari izoloi në banesë, keqtrajtoi e përdhunoi gruan në sy të vajzës për 1 vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In