Pas 31 Dhjetorit fermerët nuk do të shesin vetë nëpër tregje
Pas 31 Dhjetorit 2015, asnjë fermer nuk do të lejohet më që të shesë vetë prodhimin e tij ne tregjet me pakicë.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ata do të mund t’i sheshin prodhimet vetëm tek tregtarët apo në pikat e grumbullimit.
Këtë gjë do ta bëjnë vetëm pasi të kenë vetëdeklaruar produktet dhe të jenë pajisur me një kod që merret pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ose në Drejtoritë e Bujqësisë.
Ky kod do të jetë pa pagesë dhe do të shërbejë si dokument për origjinën e mallit, për të cilin tregtari do t’i pajisë fërmerët me një auto –faturë.
Fermerët që nuk pajisen me kod, pas 1 Janarit do të kenë penalitete. Formalizimi i fermerëve është pjesë e aksionit të qeverisë kundër informalitetit.









