Në studion e emisioni “Java në RTSH”, Taulant Balla kujtoi se Kreu i Partisë Demokratike është nën hetim për falsikim dokumentesh. “Që Basha është nën akuzë kjo është e konfirmuar. Dhe po të ishte në PS dhe me standardet e vendosura prej nesh tek PS, kur ndaj një anëtari të Partisë sonë ngrihet një akuzë, ai person pushon së ekzistuar si anëtarë i grupit tonë parlamentar, e vërtetuam këtë me z. Tahiri.
Akuza që dënon Bashën deri në 5 vite burg ajo e falsifikatorit është akuzë e rëndë. Shpesh Zoti është aq dënues ndaj personave, që i shkon për shtat Bashës të dënohet për falsifikator. Më kujtohet një shprehje e Topallit që thoshte se, Basha është një njeri që gënjen edhe kur e pyet se sa është ora.
Sot në Shqipëri ke kryetarin e Partisë Demokratike, 30 vjet nga krijimi i PD, që akuzohet për falsifikim të dokumentave zyrtarë. Në Shqipëri kam qenë personi i parë që kam folur për këtë çështje kundër Bashës. Sa kohë që edhe vetë Basha, asnjë prej provave të bëra publike nuk i ka akuzuar, madje është llokoçitur në baltën e ngritur prej tij duke thënë në fillim se 500 mijë dollar i mblodhën disa shqiptarë dashamirës në SHBA, më pas nga disa shqiptarë dashamirës u reduktua në dy rusë dashamirës që ju leu në zemër për PD, duke financuar fushatën e Bashës kundër Shqipërisë”-, nënvizoi Balla.
Balla po ashtu njoftoi se në mars pritet përgjigja e parë e Komisionit të Venecias lidhur me kërkesën e re të paraqitur nga Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Metës, në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Pjesë e mandatit të Komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, është shtuar me një kërkesë tjetër të po 55 deputetëve që kanë kërkuar dhe herën e shkuar dhe fillimin e procesit të shkarkimit të presidentit, për refuzimin nga ana e Presidentit së betimit të një prej anëtarëve të zgjedhur në mënyrë ligjore të nga ana e KED.
Kjo ishte një tjetër shkelje e rëndë, siç bëmë herën e parë dhe për këtë kërkesë, Komisioni hetimor vendosi ti dërgoj disa pyetje Komisionit të Venecias, si një juri eksperte asnjanëse. Komisioni Venecias i ka marrë pyetjet dhe seksioni i parë i bije diku në mes të marsit, pasi ky komision funksion me disa seksione”-, tha Balla.
Balla tha gjithashtu se Meta ka kryer dhe një shkelje tjetër të rëndë Kushtetuese duke mos dekretuar zgjedhjet vendore në Shkodër Vorë dhe Durrës. “Lidhur me rastin e Shkodrës, Vorës, apo edhe të Durrësit, Presidenti Republikës është në një shkelje tjetër Kushtetuese. Pra Presidenti Republikës pas paraqitjes së dorëheqës, apo shkarkimit të konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, apo pas largimit nga jeta të një kryebashkiaku, presidenti është i detyruar të dekretoi datën e re të zgjedhjeve. Meta nuk e ushtron këtë detyrim kushtetuese që prej fundit të gushtit, të vitit 2019 për rastin e Shkodrës, prej fillimit të nëntorit prej rastin e Vorës dhe kemi dy apo tre javë për Durrësin”-, tha Balla.
Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, Balla tha se edhe për dy vakancat e tjera procedura po vijon me ritëm të lartë. “ Edhe dy vakancat e tjera dhe një e Presidentit të Republikës dhe Kuvendit është në proçes, KED duhet të vlerësojë kandidaturat për t’i kaluar në sitë dhe për ti çuar presidentit tre dhe vetëm tre kandidatura të listuara dhe presidenti ka të drejtë të zgjedh vetëm njërën prej tyre, në rast se nuk zgjedh i pari në listë merr detyrën menjëherë.
Ndërkohë që tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që vijnë nga Gjykata e Lartë, ata janë sërish në një vonesë në kohë për shkak se e gjeni në fazën fillestare të ngritjes së Gjykatës së Lartë. Brenda këtij viti u ngrit SPAK, brenda këtij viti përfundoi rankimi për kandidatët për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Dje kanë mbërritur në kuvend 5 emrat e rankuar nga KED dhe brenda javë së tretë të janar, pra brenda datës 24 janar do votohet njëri prej kandidatëve që do jetë pjesë e ILD”-, tha Balla.
Lidhur me negociatat, Balla tha se nuk është më një çështje që varet nga Shqipëria, por mbete optimist për ecurinë.
“Pyetje e rëndësishme dhe e vështirë. Kjo nuk është çështje që varet më nga ne. Unë e kam ndjekur me vëmendje vendimmarrjen që nisi më 17 tetor që zgjati deri në të gdhirë të datës 18 tetor. Kam ndjekur më vëmendje edhe negociatat që zhvilloheshin rreth orës 1 apo 2 e mëngjesit mes liderëve europianë, Macron, Merkel…etj. Nuk hezitoj të shprehem se kjo nuk është vendimmarrje që lidhet me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut dhe refuzimi nuk lidhet me atë që ka bërë apo jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por refuzimi lidhej me çfarë vizioni ka presidenca franceze me Europën dhe BE”-, tha Balla
“Lidhur me kërkesat e Budenstagut, tashmë është krijuar SPAK, po plotësohen vakancat në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë, që është në rrugën e duhur…”-, vijoi Balla
Duke kthyer vëmendjen te Partia Socialiste, Balla tha se “Në datë 29 shkurt 2020, Partia Socialiste, do të mbaj kongresin e vet, ku do zgjidhet asambleja kombëtare dhe kryesia e re e PS. Kemi zhvilluar proces të rëndësishëm për delegatët. Kryetari i partisë ka qenë i angazhuar për pjesën ekzekutive, pra qeverisje dhe ka qenë sekretari i përgjithshëm dhe të deleguarit që kanë marrë përgjegjësit dhe s’di ku t’ja gjej vendin akuzave se në PS s’ka demokraci, që ka drejtim autoritar, përkundrazi është tejet e kundërta. Një kryetarë partie që i ka deleguar dhe besuar sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të tjerë për administrimin fuqiplotë të partisë në territor”-, përfundoi Balla.
/a.r