• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 30 muajve prapa hekurave, lirohet nga burgu ish-kryepolici i Vlorës, Jaeld Çela

by
25/03/2022 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i ABC, Artan Hoxha raporton se ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u lirua gjaë ditës së sotme nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye prane familjes se tij.

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kerkesen e Çeles, per te perfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur me shume se 2/3 e denimit.

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e denoi Çelen, me vendim te formes se prere me date 4 shkurt 2022 sebashku me ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Burime për gazetarin e ABC, Artan Hoxha thonë se kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku Jaeld Çela u denua me 3 vite e 4 muaj burg, per akuzen e shperdorimit te detyres.

Prokuroria e Krimeve te Renda leshoi nje urdher-arresti per ish drejtorin e policise se Vlores me date 22 nentor 2017.

Policia nuk mundi ta arrestonte Çelen, pasi ai nuk u gjet ne banese, ndersa u tha se ishte larguar jashte vendit. Çela, ju shmang drejtesise per me shume se dy vite e gjysem. Gjate kesaj kohe, çdo perpjekje per arrestimin e tij, deshtoi.

Ish-drejtuesi i policise se Vlores vendosi te dorezohej vullnetarisht ne drejtorine e policise se Tiranes me 16 maj 2020. Nga ajo dite, Çela ka qendruar ne burg, deri mesditen e sotme, kur u lirua me kusht pas nje vendimi te gjykates se Fierit, raporton abcnews.al.

Drejtuesi i larte i policise, ishte duke vuajtur denimin ne burgun e Fierit, sebashku me ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Per kete shkak, lirimi i tij u gjykua nga gjykata e Fierit, nen juridiksionin e seciles eshte burgu i ketij qyteti.

Gjykata speciale e kishte denuar Çelen me 40 muaj burg. Por duke perfituar nga masa e sigurise me burg, ku gjate paraburgimit nje dite qendrimi ne izolim, llogaritet si nje dite e gjysem burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashme 2/3 e denimit dhe mund te perfitonte liri me kusht.

Aktualisht Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj te tjere izolim.
Por per shkak te sjelljes korrekte ne burg dhe vuajtjes te me shume se 2/3 e denimit, gjykata vleresoi se Jaeld Çela duhet te kthehet prane familjes, nderkohe qe do te mbikqyret nga drejtoria e Sherbimit te Proves, shkruan abcnews.al.

Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndersa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka sherbyer per me shume se 17 vite ne radhet e Policise se Shtetit.

Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Nderkohe, ish-ministri i brendshem Saimir Tahiri, vazhdon te vuaje denimin me 40 muaj burg, ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit Fier.

Si Tahiri ashtu dhe Çela, kane bere rekurs ne Gjykaten e Larte dhe kerkojne pafajesi per akuzen e shperdorimit te detyres. Çeshtja e tyre ende nuk eshte marre ne shqyrtim nga Gjykata e Larte

/b.h

Next Post

Përse Berisha nxitoi ta zaptonte PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com