Shqipëria vijon të ketë shpresë në grupin C të grupit 4 në Ligën e Kombeve pasi pas 3 ndeshjesh e sheh veten të renditur në të njëjtin nivel pikësh me skuadrat e tjera.
Madje dje Bjellorusia kishte shansin e artë të merrte kryesimin, pasi përmbysi Lituaninë 1-2 në Vilinius por baltikët u ‘zgjuan’ në fund dhe barazuan, ashtu si Shqipëria me Kazakistanin.
Teksa kanë mbetur edhe tre ndeshje të tjera në Ligën e Kombeve, surprizuese është se Kazakistani mban kryesimin pasi ka një golavarazh pozitiv +1, por ka shënuar vetëm një gol më shumë se Shqipëria.
Kuqezinjtë renditen të dytët pasi kanë shënuar një gol më pas se Kazakistani edhe pse ka pësuar më pak, vetëm 1 gol që i kushoi humbjen ndaj Lituanisë.
Vendin e tretë e mban Bjellorusia pasi ka golavarazh negativ -1 të njëjtë si Lituania, por ka shënuar një gol më shumë se baltikët.