• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas 20 vjetësh do marr mandatin e dytë të Presidentit”/ Ilir Meta: Mattarella ishte 80 vjeç. Tani unë kam një rrugë të re…

by Java News
03/02/2022 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me nota humori ka deklaruar se mandatin e dytë të Kreut të Shtetit do ta marrë pas 20 vitesh, duke sjellë kështu shembullin e Presidentit Italian, Mattarella, i cili në moshën 80-vjeçare u bë President per here te dyte.

Ai u shpreh se tani ka një rrugë të re, sepse pas 25 prillit situata në vend ka marrë një tjetër drejtim, duke e detyruar atë të kthehet aktiv në jetën politike.

“Nuk më vjen keq fare sepse pas 20 vitesh do ta bëj mandatin e dytë të Presidentit. Mattarela është 80 vjec dhe mori mandatin e dytë. Tani unë kam një rrugë të re. Kisha një plan që të merrja një mandat të dytë tani të bënim disa përmirësime në kushtetutë, por situata ndryshoi pas 25 prillit”, tha Presidenti Meta në një intervistë për News24.

I pyetur nëse do të donte nëse mazhoranca ta shkarkonte para 25 prillit në mënyrë që ai të futej aktiv në politikë, Meta tha: “Nuk kishte shans që mazhoranca të më shkarkonte mua para 25 prillit”

Më tej Meta tha se “Për fat të keq në Gjykatën Kushtetuese, pjesëmarrësit u  caktuan pa short dhe kjo është në shkelje të Kushtetutës.  Unë nuk mund të bëhem palë e kësaj shkelje. Populli opozitar u tradhtua si kurrë me pare, ne te gjitha vitet e shtetit shqiptar, nga klasa e vet politike.”

Presidenti tha se dita e tij nuk është 6 marsi, por 2 Marsi. “Roli im është vetëm sovrani dhe opozitarizimi i vërtet dhe përfshirja e gjithë qytetarëve për demokraci”- tha Kreu i Shtetit./m.j

Next Post
Partizanët e rrotacionit që sot kërkojnë rikthimin e dinosaurëve Meta-Berisha

“Në mes të ditës te Pallati i Brigadave”/ Meta zbardh takimin me Berishën: E thirra unë për t'u çmallur. Kritikat, nga xhelozia...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com