• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 20 vitesh legalizohen tre pallate / Lame: Shumë investitorë i braktisin qytetarët dhe i lënë pa certifikatë prone

by A R
19/11/2021 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e tre pallateve në Durrës janë pajisur me certifikatën e pronësisë pas pritjes prej rreth 20 viteve. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se kjo vonesë është për shkak të ndërtuesve.

“Janë tre pallate, kanë gati nga 15-20 vjet që presin. Duket e tmerrshme që presin prej 20 vjetësh, por procedura e legalizimit të pallateve i ka kaluar Kadastrës vetëm në vitin 2019 dhe ajo që kemi kërkuar ne ka qenë gjithmonë bashkëpunimi me banorët atje ku subjektet nuk përgjigjen”.

Ashtu sikurse në gjithë vendin edhe në Durrës theksoi Lame kemi të bëjmë me subjekte që i kanë braktisur qytetarët.

“Në shumë raste kemi të bëjmë me subjekte totalisht të papërgjeshme. Në disa raste ka subjekte të përgjegjshme të cilët vijnë dhe i ndjekin procedurat me drejtorinë. Por në shumë raste subjekti e ka braktisur dhe nuk do të dijë fare se çfarë bëhet dhe banorët vijnë vërdallë prej vitesh e vitesh”.

Kreu i Kadastrës kishte një thirrje për Bashkitë sa i përket lejeve të ndërtimit.

“Bashkive në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë në rastin konkret, bashkisë Durrës që nuk mund të vazhdohet subjekte që janë ende aktive të aplikojnë nëpër bashki e të marrin leje ndërtimi kur kanë lënë mbrapa vetes halle të tilla me qytetarët”.

Për shkak të vështirësive që ndeshin qytetarët me regjistrimin e pronave të tyre, në Kadastrën Shqiptare mbërrijnë qindra ankesa nga papërgjeshmëria e ndërtuesve.

/a.r

Next Post
Frikë nga ndonjë sulm i mundshëm, Klodian Çalamani transferohet me urgjencë nga Fieri në Vlorë

Del ekspertiza për Klodian Çalamanin: Nuk ka probleme mendore, flet me gjakftohtësi për vrasjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com