• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas 20 tetorit PD me protesta të qëndrueshme”/ Lefter Maliqi: Pres të arrestohet në çdo moment kryetari i Bashkisë Kuçovë! Do të hyj në garë, por..

by Os De
29/09/2025 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lefter Maliqi i ftuar në  “Opinion” në News24  tha se  se shqiptarët duhet të dinë se problemi kryesor në vend sot është “kapja” e Parlamentit, e cila, sipas tij, filloi kur u lanë mandatet në kohën e Bashës.

Ai nënvizoi se Parlamenti zgjedh kryeministrin, organet e drejtësisë dhe SPAK-un, por është i mbajtur peng si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca.

Maliqi paralajmëroi  një aksion në terren nga opozita pas pritjes së raportit final të OSBE-ODIHR më 20 tetor për zgjedhjet e 11 majit.

“Shqiptarët duhet të dinë se ne jemi republikë parlamentare dhe çdo gjë buron nga Parlamenti. Parlamenti zgjedh kryeministrin dhe organet e drejtësisë edhe SPAK-un. Parlamenti është i kapur që nga momenti kur u lanë mandatet që në kohën e Bashës. Parlamenti është i kapur totalishht dhe është i mbajtur peng edhe nga mazhoranca. Qëllimi i kësaj mazhorance është të mbaj peng opozitën. Qytetarët e dinë se vendi është i shpopulluar, dhe vendet e tjera janë të braktisura .Tirana është e mbushur vetëm me turistë. Jam njeri i terrenit dhe komunikoj me qytetarët. Ne po presim raportin final të zgjedhjeve të 11 majit i cili do të vi nga data 20 tetor nga OSBE-ODHIR. Të gjithë sytë janë nga opozita. Do të ketë një aksion të opozitës në terren për masakrën e zgjedhjeve të 11 majit.

Opozita e bashkuar po pret brenda 20 tetorit raportin final të OSBE. Pas raportit mendoj që do të ketë një aksion të opozitës dhe analizë të zgjedhjeve. Protesta jo një orë apo 2 orë por protesta të qëndrueshme vetëm kështu mund ta rrëzojmë mazhorancën“, tha ai.

Maliqi foli edhe mbi zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, ku mungesën e një kandidati nga opozita e hodhi poshtë duke pretenduar se kjo është propagandë e mazhorancës. Ai tha se vijon procesi i konsultimeve pasi duhet një emër i gjithë pranuar nga opozita.

“Shqiptarët  nuk duhet ta hanë këtë propagandë të Rilindjes që opozita nuk ka kandidatë. Ne kemi kandidatë dhe takimet bëhen për të rakorduar emrat. Diskutimet e bredhshme bëhen meqë jemi përballë narkoshtetit dhe PD kërkon edhe mendimin e pjesës tjetër të opozitës që të dalim me një emër të përbashkët. E kam thënë se PD dhe opozitës së bashkuar i duhet një punë  e madhe paralele në bazë sepse regjimi është në aksion. Unë jam për zgjedhje të reja në Tiranë pasi është kthyer në një narkoshtet, qeveria është kthyer në një sulltanat. Pa organizim në bazë nuk ka fitore, opozita duhet të ketë analizën”, tha ai.

Maliqi shtoi se pret që të arrestohet kryetari i Bashkisë së Kuçovës ose të paktën të shkarkohet, ku shto se do të ishte i gatshëm të hynte në garë për zgjedhje.

“Edhe unë nga momenti në moment mund të pres që të arrestohet kryetari i Bashkisë së Kuçovës apo të shkarkohet. Unë do të futem në garë, por mendoj se do të jetë më e vështirë se në vitin 2027″, përfundoi Maliqi.


 

Next Post
Galaja e Mesvjeshtës do të mbahet në Deyang, duke shënuar një festë të dyfishtë kuptimplotë

Galaja e Mesvjeshtës do të mbahet në Deyang, duke shënuar një festë të dyfishtë kuptimplotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

Përpjekje për të vendosur dialog dypalësh Kamboxhia – Tajlandë

December 20, 2025
Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

Tërheqja e komunave serbe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës – kartë në duar të kujt?

December 20, 2025
Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

December 20, 2025
“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

December 20, 2025
Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

December 20, 2025
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

December 20, 2025
Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

December 20, 2025
“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

December 20, 2025
E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In