Pas dy vjetësh “heshtje”, kapet kanabis në fshatin Lazarat, dhe kemi të bëjmë me një kultivues-e të drogës. Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases Taibe Gjolleshi , 53 vjeçe, banuese Lazarat, Gjirokastër.
Në oborrin e banesës së saj, gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë u gjetën të mbjella 48 bimë të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike ” , parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.











