• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas 2 muajsh në spital me koronavirus flet pacienti “zero” në Itali: Isha një hap larg vdekjes

by Java News
22/04/2020 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi qëndroi dy muaj i shtruar në spital dhe pas një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm, Mattia Maestri, pacienti ‘zero’ në Itali, flet për herë të parë për mediat, ndërsa tregon se si e fitoi betejën përballë koronavirusit.

“Këta dy muaj kanë qenë tronditës, shumë më tepër se të paimagjinueshëm, tamam si një film. Papritmas u sëmura, erdha një hap larg nga vdekja dhe u ringjalla. Familja ime u infektua. Gruaja dhe nëna ime u shëruan, por virusi i panjohur më vrau babain. Giulia, vajza jonë e parë, më në fund lindi. Mësova të rezistoja dhe të besoja në ndryshimin midis besimit dhe utopisë.”, tha ai për ‘Republica’. Teksa kthehet pas në kohë, Mattia tregon se në datën 17 shkurt kishte pasur temperaturë të lartë, gjë që e detyroi që të paraqitej në spital. Pas vizitës me mjekun, ky i fundit i dha një antibiotik dhe e këshilloi që të kthehej në shtëpi.

Por, pas dy ditëve gjendja e tij shëndetësore vetëm sa u rëndua, kështu u detyrua sërish të shkoj në spital. Aty mjekët i thanë se mushkëritë i janë infektuar rëndë. Askush nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte me të, derisa një anesteziologe u kujtua që t’ia bëjë testin e COVID-19, edhe pse asokohe asnjë rast nuk ishte raportuar në Europë. Pasi u shtrua në Kodonia, 38-vjeccari u dërgua në spitalin e Pavias, ku qëndroi për 20 ditë në koma.

“Kam qenë në komë dhe e shihja vdekjen më sytë e mi, por tani po e shoh diellin”, e ka përshkruar momentin më kritik pacienti italian. Për të ishte e rëndë dhe fakti se kur u infektua edhe bashkëshortja e tij, ajo ishte në muajin e 8 të shtatzënisë, por për fat të mirë gjithçka shkoi mirë, vajza erdhi në jetë shëndoshë e mirë. Sipas tij, ajo çfarë do të mbetet mister është fakti se kush e infektoi me COVID-19. /e.s/

Next Post
“Kryem 40 teste te ‘313’”/ Rakacolli jep detajet: Vetëm një i burgosur rezultoi me koronavirus

“Kryem 40 teste te '313'”/ Rakacolli jep detajet: Vetëm një i burgosur rezultoi me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

Super El Niño alarmon botën, parashikimi i frikshëm për temperaturat në vitin 2027

November 12, 2026
Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

November 12, 2026
Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In