Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, kur terroristët e Al-Kaedës, të drejtuar nga Osama Bin Laden, vranë me mijëra amerikanë, kanë ndryshuar jo vetëm historinë e atij vendi, por edhe mënyrën se si kontrollohen nëpër aeroporte.
Ngaqë terroristët arritën të futen të armatosur në avionë, e më mundën pas t’i drejtojnë për nga Kullat Binjake dhe Pentagoni, pasagjerët tani duhet të kontrollohen në mënyrë shumë të imët nga rojet e sigurisë.
Kontrollet e shtuara kanë krijuar shumë pakënaqësi, jo vetëm nga udhëtarët, të cilët ndihen shpesh se u është dhunuar privatësia, por edhe nga vetë punonjësit, të cilët nuk është se e dhunojnë privatësinë e tjetrit me dëshirë./a.meta