• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pas 11 Majit, PD do të ndryshojë emrin…

by Artur Ajazi
16/01/2025 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Primaret nuk i bëri. Strukturat dhe komisarët politikë, i nis vetëm kryetari. Listen e bën vetëm ai. Në emisionet televizive nuk shkohet pa lejen e tij. Nuk del asnjë deputet të bëjë  deklarata mediatike, pa marrë “OK” nga ai. Baza e partisë është manipuluar, pasi janë larguar zërat kritikë. Vendin e kryetarit nuk e lëshon, ndaj po mendon skenarin e duhur pas 11 Majit.

Flitet se “po mendon ti ndryshojë emrin partisë”- thuhet në korridoret e selisë blu. Dhe atëhere, për ç’fushatë dhe ç’fitore flet Berisha, kur ka një “mal” me halle, probleme, dhe ngarkesa të tjera aspak positive, për të zgjidhur brënda asaj partie. Ndoshta ka ardhur koha që, edhe PD, siç veproi Meta me LSI-në, të ndryshojë emrin, dhe të duket si e re. dhe kjo sipas “zërave brënda selisë blu”, do ti ndryshojë asaj partie gjithçka. A thua se e keqja qëndron tek emri i partisë ?

A thua se me ndryshimin e emrit, edhe Berisha do të duket si “kryetar i ri” ? Natyrisht që edhe Meta është bërë pishman paksa, që nxitoi dhe ndryshoi emrin e partisë, pasi edhe sot atë forcë politike e quajnë “LSI”. Nuk harrojnë kollaj shqiptarët emrat e vjetër, aq më tepër kryetarët e vjetër. E si mund të harrojnë shqiptarët bëmat e Partisë Demokratike, bëmat e kryetarit Berisha, apo dhe atyre, që sot i mban me vete në seli, sheshe, dhe aksione opozitare.

Duke menduar dhe zgjedhur ndryshimin e emrit, ndoshta Berisha ka besimin se “me emrin e ri, do të afrohen më shumë mbështetës dhe votues, pasi me emrin  aktual, atë parti e lidhin ngjarje aspak të këndshme.” Një tjetër ndikim në vendimin e pritshëm pas 11 Majit, mbetet edhe humbja e sigurtë që e pret jo vetëm PD, por edhe ndonjë parti aleate që do ti bashkohet asaj. Humbja e kësaj here, vendos me “shpatulla për muri” Berishën, dhe nuk e lë të mbetet kryetar partie.

Në disa raste, ai vetë e ka deklaruar se, “po humba, largohem”. Por zakonisht deklarata të tilla, personalisht nuk i marr seriozisht, aq më tepër nga zoti Berisha, që e ka lidhur jetën e tij me PD. Situata aktuale, ngjarjet e fundit, acarimi i Berishës me të vetët në Parlament dhe jashtë tij, si dhe humbja e parandjerë nga ai, natyrisht i japin të drejtën të bëjë një zgjidhje të besueshme tek baza e partisë.

Dhe një ndër ato, mbetet ndryshimi i emrit të partisë. “Emër i ri, kismet i ri” – thotë populli.

Next Post
FOTO / Ky është 36-vjeçari që u vra nga kushëriri në Bulqizë, ngjarja mendohet se ka lidhje me…

FOTO / Ky është 36-vjeçari që u vra nga kushëriri në Bulqizë, ngjarja mendohet se ka lidhje me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com