Në pritje të protestës së opozitës, Tirana është mbushur me trakte për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mesa duket krahu pro Sali Berishës brenda PD, ka dashur t’i bëjë një karshillëk publik kryetarit Lulzim Basha, duke ftuar hapur paraardhësin e tij Berisha, që të rikthehet ne parti.
Gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar disa foto të shënimeve të vendosura në stacion autobusi, shtylla e pemë, në formë traktesh ku kërkohet rikthimi i Berishës në pushtet.
“O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” apo “Kthehu Legjendë”, shkruhet në këto parulla.