• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parulla serbe “kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Budva, opozita malazeze: Hiqeni se na turpëruat!

by Java News
16/12/2023 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Komunal i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Budva i ka bërë thirrje Ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi, Dragan Krapoviç, që brenda kompetencave të tij, të heqë pankartën luftënxitëse me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, që në sfond ka tri ngjyra që përfaqëson flamurin e Serbisë.

DPS i ka kërkuar Krapoviç-it këtë, meqë ai është vetë nga Budva, duke i thënë se kjo nxit agresion kundër një shteti sovran të njohur nga Mali i Zi, në këtë rast Kosovës.

“Kjo është detyra e tij si Ministër i Mbrojtjes i një shteti anëtar të NATO-s dhe si dikush që ka lindur në Budva, një qytet që dikur ishte simbol i turizmit malazez, të cilin qeveria aktuale po përpiqet ta reduktojë në një palankin nacionalist”, ka thënë dega e DPS-së në Budva.

Ata kanë theksuar se, duke bërë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, “grupet nacionaliste të udhëhequra nga shërbime të ndryshme parazbuluese”, anëtarët e të cilëve, shtojnë ata, “me sa duket kanë gjetur strehim në Budva dhe mbështetje në pushtetin lokal, po provokojnë dhe po përpiqen të kërcënojnë bashkëjetesën harmonike të qytetarëve të saj”.

“Kjo pankartë është turp i këtij qyteti, administratës së tij lokale, por edhe i qeverisë dhe institucioneve kompetente që mbështesin në mënyrë deklarative perspektivën evropiane të Malit të Zi, dhe nga ana tjetër i shikojnë në mënyrë pasive tërbimet nacionaliste në mbarë vendin tonë”, përfundojnë nga DPS.

Më 14 dhjetor, në rrethrotullimin i cili të shpie drejt qytetit bregdetar Budva në Mal të Zi, është shfaqur një pankartë e madhe me mbishkrime fashiste dhe luftënxitëse “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, që ka në sfond tri ngjyra – të cilat simbolizojnë flamurin e Serbisë./m.j
Next Post
Bilanci i “zbulimit” të privatësisë!

Bilanci i “zbulimit” të privatësisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Media: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

September 18, 2026
Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon

September 18, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com