Kjo është vërtetë çmënduri. Gazetarët francezë Aziz Zemour dhe Stephanie Marteau në librin “Elysee Off” kanë folur për pagat në Pallatin Elize.
Gazetarët francezë Aziz Zemour dhe Stephanie Marteau, të cilët në librin “Elysee Off” kanë folur për pagat në Pallatin Elize në Paris, deklaruan se parukieri i Presidentit francez François Hollande kishte pagë mujore prej tetë mijë eurosh, shkruan Anadolu Agency.
Parukieri Olivier Benhamou ka punuar në pallatin në kohën kur partnere e Hollande ishte Valerie Trierëeiler dhe përveç kësaj parukieri, në krahasim me makiazhistin, në pallat nuk ka punuar me orar të plotë. (b.an)