Një shpërthim ka ndodhur dje në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” ku është vendosur lëndë eksplozive në parukerinë e shtetases S. Hoxhaj, banuese në Vlorë.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëmtime materiale.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Janë marrë në pyetje pronarët e parukerisë që kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.
a.ç