Deri në fund të vitit, banorët e Des Moines, kryeqytetit të shtetit të Ioëas, do të kenë mundësi të shohin flamurin e kaltër e ari të Kosovës duke valuar në qendër të qytetit. Shteti i vogël ballkanik planifikon të hapë një konsullatë në qendër të Des Moines, një hap ky i paprecedent për të cilin zyrtarët lokalë por edhe ekspertë të çështjeve ndërkombëtare thonë se mund t’i hap derën mundësive të reja biznesore dhe të shtrojë rrugën që edhe vende tjera të ngrenë flamujt e tyre në kryeqytetin e Ioëas.
“Është shumë e rëndësishme për ne si rajon”, ka thënë për “The Desmoines Register” Jay Byers, Drejtor Ekzekutiv i “Greater Des Moines Partnership”, grup i bizneseve lokale. “Ne mendojmë se ka potencial që edhe vende tjera të botës, veçanërisht ato të voglat që kanë ekonomi me bazë në bujqësi, të marrin në konsideratë hapjen e një konsullate në Des Moines apo diku në Ioëa”, transmeton Koha.net.
Zyra e Kosovës në qendër të qytetit do të jetë konsullata e parë me shërbime të plota në Ioëa. Disa vende tjera, si Norvegjia, Franca, Danimarka e Gjermania, kanë konsullata nderi në Des Moines. Por ato drejtohen nga vullnetarë, dhe nuk kanë staf me orar të plotë apo zyra të dedikuara. Konsullata në Des Moines do të bëhet baza e tretë diplomatike e Kosovës në SHBA pas ambasadës në Washington, D.C., dhe një konsullate në Neë York City.