• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani triumfon 2-1 në derbin ndaj Tiranës

by Java News
29/09/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas incidenteve që shënjuan derbin e kryeqytetit rreth 60 minuta para startit, me një përplasje të ashpër mes tifozërive brenda stadiumit “Selman Stërmasi”, situata u mor nën kontroll nga forcat e rendit dhe vëmendja kaloi e gjitha në fushë, aty ku Tirana nuk ia doli të thyejë hegjemoninë e kuqe të viteve të fundit, duke u mposhtur me rezultatin 1-2.

Bardheblutë e nisën vrullshëm takimin, duke treguar qartë se kanë dëshirë të rikthehen te fitorja në derbi, që mungon prej 6 vitesh dhe ia dolën të krijojnë disa situata të rrezikshme në zonën e partizanit, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetën e portës së Alban Hoxhës.

Shumë më të qetë në fushë dukeshin kampionët në fuqi, që mbyllnin mirë hapësirat dhe tentonin herë pas here me kundërsulme, ndërsa në rastin e parë të rrezikshëm, arritën të gjejnë golin e avantazhit me anë të Willian Cordeiro.

Ishte një aksion në dukje pa pretendime nga ana e të besuarve të Franco Lerdës, por Vangjeli doli nga pozicioni, ndërsa një përplasje mes Torrasës dhe Kërçikut, bëri që të dy të rrëzoheshin dhe Cordeiros t’i shkonte topi si dhuratë para portës së Likës, aty ku braziliani nuk mund të gabonte.

Tirana tentoi menjëherë reagimin, por vetëm 6 minuta më vonë, ishte sërish Partizani, që në topin e dytë që dërgoi në zonë, arriti të shënojë edhe golin e dytë, këtë herë me anë të sulmuesit Solomon, që shfrytëzoi saktë një krosim të ardhur nga krahu.

Festë në kampin e kuq dhe zhgënjim në atë bardheblu, ndërsa as 5 minutat shtesë të akorduara nga arbitri kryesor i takimit, nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të marrë porositë e radhës nga trajnerët respektivë.

Pritej një Tiranë shumë më kërkuese dhe aktive në pjesën e dytë, por disavantazhi prej dy golash peshonte shumë mbi shpinën e futbollistëve bardheblu, që ishin të nxituar dhe të paqartë në organizimin e manovrës sulmuese.

Shumë më të qetë futbollistët e partizanit, që rreshtoheshin gjithmonë mirë, nuk gjendeshin asnjëherë në befasi dhe tentonin vazhdimisht të mbajnë nën tension prapavijën bardheblu, me kundërsulme të shpejta.

Do të duhej të kalonin më tepër se 20 minuta nga pjesa e dytë, për të parë kërcënimin e parë real të Tiranës, por Cobbinah rrëshqiti pikërisht në momentin që duhej të jepte goditjen drejt kuadratit të portës, që e kishte vetëm pak metra larg.

Pak minuta më vonë bardheblutë kërcënuan rrezikshëm kuadratin e hoxhës, por këtë herë ky i fundit reagoi mjaft mirë duke grushtuar topin, ndërsa në një goditje dënimi të mëvonshme, Hoxhallari gaboi totalisht, duke çuar topin në tribunë.

Nuk mbeti prapa as Partizani, që në një zbritje të rrezikshme, i shkoi shumë pranë golit të tretë me Solomon, që i gjendur i vetëm përballë Ilion Likës, tentoi befasinë me gjuajtje nga distanca, por reagimi i kapitenit bardheblu ishte edhe më i mirë se goditja.

Në momentin që derbi dukej se “po flinte” dhe ritmi i lojës po binte, aktivizimi i Grent Halilit, golshënuesit më të mirë të Tiranës deri në këtë javë, shtoi entuziazmin dhe freskinë te bardheblutë, teksa pikërisht nga një zbritje e tij, u fitua këndorja që solli golin që rihapi ndeshjen.

Ishte vetë Halili që ekzekutoi goditjen nga këndi, duke çuar topin në shtyllën e parë, aty ku Kristi Vangjeli me mjaft zgjuarsi e devijoi për ta çuar në shtyllën e dytë, ku po priste shkodrani Edon Hasani, që i shpëtoi mbulimit të Romeros dhe devijoi topin për në rrjetën e Alban Hoxhës.

Minutat e fundit të sfidës janë tejet interesante, me Tiranën që ka dëshirë dhe entuziazëm për të tentuar të paktën një barazim, por mungon freskia në këmbët e futbollistëve dhe Grent Halili i vetëm e ka të vështirë të bëjë diferencën.

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor Kridens Meta la në fuqi triumfin me rezultatin 1-2 të Partizanit, që triumfoi për herë të 66 në historinë e derbit të kryeqytetit, duke ruajtur kështu hegjemoninë e viteve të fundit. /l.m

Next Post

Para se vetëm të vrasin e të vriten, në Tiranë bëjnë edhe dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In