Partizani nuk është dakord me shtyrjen e ndeshjes me Skënderbeun, duke i kërkuar FSHF-së t’i qëndrojë planifikimit fillestar. Sipas programit, ndeshja midis dy kryesuesve duhet të luhet të dielën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, por FSHF e ka shtyrë për të hënën. Shkaku është impenjimi i kampionëve në Europa League, të enjten në mbrëmje, kur do të ndeshen në Portugali me Sportingun e Lisbonës. Partizani nuk pranon asnjë kërkesë për shtyrje dhe pretendon që ajo të luhet me çdo kusht të dielën, duke dashur të përfitojë sadopak nga impenjimi i lodhshëm i korçarëve.