• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani-Skënderbeu/ Lojë e vakët, supersfida mbyllet barazim pa gola

by A R
27/11/2017 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka fitues në supersfidën mes Partizanit dhe Skënderbeut, që ka mbyllur javën e 12-të të kampionatit të Kategorisë Superiore. Pavarësisht tentativave nga të dy kampet, barazimi pa gola ka mbetur i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Në përfundim të javës së 12-të, Skënderbeu mban i pashqetësuar kreun e klasifikimit në +6 pikë ndaj Kukësit të vendit të dytë, duke ruajtur gjithashtu rekordin pozitiv të pathyeshmërisë. Në kampin e kuq, barazimi dhe pika e siguruar përballë kryesuesve, për më tepër e shoqëruar edhe nga performanca pozitive, mund të konsiderohet një vijim i kthesës së nisur një javë më parë. Gjithsesi të pandryshuara mbeten pozitat e Partizanit në klasifikim, duke u renditur në vend të 6-të me 15 pikë, po aq sa Laçi dhe Teuta.

E nisur me 1 minutë heshtje për nderim të një tifozi të Partizanit që ka humbur jetën në mënyrë të parakohëshme, supersfida e javës së 12-të ka emocionuar që në fillim. Ishin pikërisht të kuqtë, të cilët edhe pse pa trajnerin e tyre, Sulejman Starova, i dënuar për të mos e ndjekur ndeshjen nga pankina, kanë kaluar në avantazh që në minutën e 4’, por goli është anulluar nga arbitri për pozicion jashtë loje. Përgjigja e korçarëve është regjistruar në të 20’, kur fillimisht Sowe, më pas James kanë patur të gjitha mundësitë për të kaluar Skënderbeun në avantazh, por pa saktësi në finalizim.

Të kuqtë kanë vijuar të presojnë dhe të ushtrojnë një lojë me nota më të forta ofensive, duke tentuar në disa raste edhe me goditje nga jashtë zone, sikurse në rastin e Bathës, në të 39’, kur provoi me një gjuajtje të fuqishme, por pret Shehi në dy kohë, ashtu edhe në pjesën e dytë, me Hasanin, por gardiani veteran i korçarëve ka neutralizuar rrezikun. Shansi më i mirë për të kuqtë është regjistruar në të 66’, kur Lorenc Trashi ka shpërdoruar një super mundësi për të kaluar të kuqtë në avantazh, kur pas krosimit të Ibrahimit, nuk ka shënjestruar portën. Një tjetër mundësi e artë është shpërdoruar në minutën e 3’ shtesë nga Sukaj, që pranë pikës së penalltisë ka dorëzuar topin në duart e Shehit.

Partizani-Skënderbeu 0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Batha, Vila, Asani, Trashi, Progni, Bardhi. 

Trajner: Klevis Dalipi

Skënderbeu: Shehi, Taku, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, James, Sowe.

Trajner: Ilir Daja

Arbitër: Eldorjan Hamiti

/Telesport.al

Next Post
FOTOT/ Humori politik i javës: “I miri, i keqi dhe i shëmtuari!”

FOTOT/ Humori politik i javës: “I miri, i keqi dhe i shëmtuari!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In