• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani-Skënderbeu, blindohet Beogradi, forca policie edhe nga Shqipëria

by Java News
01/11/2017 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu do të përballet nesër me Partizanin e Beogradit në Serbi, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të “Europa League”, ku që të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin për të shpresuar tek kualifikimi për në fazën tjetër.

Një duel emocionues dhe i fortë gjë që u shfaq dhe në ndeshjen e parë që u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa pritet që dhe atmosfera të jetë mjaft e ndezur.

Ekipi shqiptar ka mbërritur sot në Beograd, ndërsa ajo që u vu sërish re ishte prezneca e lartë e policisë për të shoqëruar ekpin e Skënderbeut nga aeoroporti në drejtim të hotelit.

Në drejtim të kryeqytetit serb me skuadrën e Skënderbeun kanë udhëtuar për herë të parë 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit si masa sigurie gjatë qëndrimit në Serbi.

Ndërkohë, në lidhje me ndeshjen e nesërme që do të luhet në orën 19:00, për të siguruar mbarvajtjen e takimit masat do të jenë shumë të lartë pasi janë angazhuar rreth 700 forca policie që do të ofrojnë sigurinë në stadium.

Gjithashtu, në impiantin e Beogradit janë instaluar dhe 95 kamera për të regjistruar veprimet e tifozëve në tribuna dhe për të gjetur fajtorët nëse do të krijohen incidente.

Një numër i madh masash sigurie për të bërë të mundur që të mos krijohet asnjëlloj incidenti, siç ndodhi në ndeshjen e tre viteve më parë mes kombëtares së Serbisë dhe Shqipërisë e cila u ndërpre për shkak të trazirave nga ana e tifozave vendas të cilët pushtuan fushën e lojës për të dhunuar lojtarët shqiptar.

Klubi i Partizanit të Beogradit dhe lojtarët e saj u kanë bërë thirrje tifozave të tyre që të ruajnë qetsinë dhe të mos përdorin thirrje raciste pasi do të penalizohen rëndë nga UEFA.

Ata kanë kërkuar që t’i kthehet respekti ekipit shqiptar, ashtu siç ata i pritën në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” ku nuk u krijua asnjë incident dhe gjithçka filloi dhe u mbyll në mënyrë perfekte.

Të dyja skuadrat kanë nga dy pikë të grumbulluara në tre ndeshjet e para dhe një fitore nesër do të ishte një hap i rëndësishem për tu kualifikuar në fazën tjetër./TemaTV

Next Post
Rigjallërohet industria e bakrit, plan për të rikthyer 700 mln dollarë në ekonomi

Rigjallërohet industria e bakrit, plan për të rikthyer 700 mln dollarë në ekonomi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In