• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani në krizë, Iuliano iu kërkon llogari lojtarëve: Të vazhdojmë apo të ikim?

by Java News
24/09/2017 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas humbjes me Skënderbeun, Partizani është në prag të krizës. Pas fitores 2-0 të korçarëve, zemërimi ishte i dukshëm në kampin e kuq, kryesisht te tifozët që kërkonin menjëherë largimin e trajnerit Mark Iuliano.

Por, edhe trajneri italian nuk u ndie aspak mirë pas ndeshjes dhe thërriti në mënyrë urgjente lojtarët në dhomat e zhveshjes për t’u kërkuar llogari.

Burime pranë kësaj mbledhjeje në dhomat e zhveshjes bëjnë me dije se trajneri Iuliano u ka kërkuar llogari të tijve për atë që shfaqën në fushën e lojës, duke mos zbatuar detyra dhe të qenit larg asaj që ata praktikojnë në stërvitje çdo ditë.

Mbledhja është shoqëruar edhe me tone të larta, pasi ka pasur momente që trajneri italian e ka ngritur zërin, kryesisht me lojtarë të veçantë, tek të cilët ka ndaluar duke u kërkuar llogari deri në një.

Për shumë minuta ka zgjatur kjo mbledhje urgjente e trajnerit me lojtarët, por që vlen të theksohet se asnjë nga drejtuesit më të lartë të klubit nuk mori mundimin që të futej në dhomat e zhveshjes, përveç Luçiano Moxhit, i cili, si zakonisht, pas ndeshjeve takon ekipin në dhomën e zhveshjes.

Trajneri ka kërkuar të mësojë nga lojtarët nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon në bashkëpunimin e tyre dhe a janë të gatshëm për të vijuar sërish së bashku edhe pas kësaj humbjeje.

“Doni të vazhdojmë së bashku apo të iki?”, ishte pyetja që trajneri u drejtoi lojtarëve. Madje, edhe Moxhi ka kërkuar nga ekipi të sqarohej nëse kishte ndonjë pakënaqësi ndaj stafit për mungesën e lojës. Por drejtuesit italianë kanë marrë përgjigje pozitive nga lojtarët duke mohuar se mes tyre ka pakënaqësi.

Më pas është diskutuar rreth faktit që forma fizike nuk është e duhura. Gjyqi pas ndeshjes në kampin e kuq zgjati rreth 30 minuta, por gjasat janë që analiza do të jetë edhe më e thellë, ku nuk përjashtohet mundësi për penalizime ndaj lojtarëve./Panorama Sport

Next Post
Si është e mundur që Merkel të mund të qeverisë 16 vjet? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani

Si është e mundur që Merkel të mund të qeverisë 16 vjet? Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com