• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Partizani mund Tiranën, Xhevair Sukaj, heroi i derbit 143

by
04/10/2015 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një “Qemal Stafa” të mbushur si rrallë ndonjë herë që prej orës 18:30 nga mjaft sportdashës, në një atmosferë të veçantë mbushur plot me emocione dhe koreografi nga tifozët “bardh e blu” dhe ata të “kuq”, u zhvillua të shtunën në mbrëmje edhe derbi i kryeqytetit “Partizani-Tirana”.

Ndeshja e vlefshme për javën e 6-të të Super Ligës së futbollit në vend, derbi i 143-të midis Partizanit dhe Tiranës përfundon me rrjeta të paprekura në pjesën e parë dhe 2 minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari i katërt.

Sulejman Strarova, trajneri i “Demave të Kuq” të Partizanit në formacionin 4-1-4-1 solli si titullarë futbollistët Hoxha, Bicaj, Krasniqi, Ibrahimi, Kalari, Daja, Batha, Trashi, FejzulLahu dhe Mazrekaj

Ndërkohë që Shkëlqim Muça trajneri i “bardh e bluve” të Tiranës iu përgjigj me  një 4-2-3-1 me futbolllistët Frashëri,  Smaili,  Muça, Karan,  Hoxhallari, Teqja, Karabeci, Fukui, Vucaj, Lika dhe  Bakaj.

partizani - tirana 1 - 0 (3)15 herë kampionët e vendit, Partizani,  dhe 24 herë kampionët e vendit, Tirana gjatë 45 minutëshit të pjesës së parë edhe pse treguan se nuk ju mungonte dëshira për të realizuar golin e shumëkërkuar, nuk arritën dot të konkretizonin rastet, dhe gjithashtu në të dyja kampet dukej sikur mungonte pak freskia e futbollistëve apo edhe fantazia e tyre.

I vetmi spektakël në Stadiumin “Qemal Stafa” ishte ai i dhuruar nga ana e dy tifozerive të klubeve, të cilat populluan dhe mbushën stadiumin 2 orë përpara ndeshjes.

Me fillimin e pjesës së dytë, i përhershmi Xhevair Sukaj në minutën e ’50 ndryshon fatin dhe rezultatin e ndeshjes me anën e golit të realizuar prej tij, gol ky që bëri që tifozat e “Demave të Kuq” të Partizanit të ndiznin në flakë “Qemal Stafën” me anën e flakadanëve.

Menjëherë pas golit të realizuar nga Sukaj, Muça kryen dhe zëvendësimin e parë për Tiranën ku Lika lë fushën e blertë për brazilianin Gilberto.

partizani - tirana 1 - 0 (6)Ndërkohë që në minutën e ’63, Starova kryen zëvendësimin e dytë ku Kërçiku largohet nga fusha e blertë për Vuçaj.

Starova i përgjigjet Muçës me një zëvendësim në minutën e ’72 ku për Partizanin largon pikërisht autorin e golit të vetëm të takimit, Xhevair Sukaj për Stevan Racic.

Erion Hoxhallari për Erion Kadriun në minutën e ’76 është zëvendësimi i tretë dhe karta e fundit që Muça luan për fatin e takimit.

Mentor Mazrekaj për Marko Vidovic është edhe zëvendësimi i radhës së Starovës në minutën e ’90.

Sakaq, edhe në 5 minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari i 4-tërt, pas përfundimit të 90-minutëshit të kohës së rregullt, portieri i Partizanit Alban Hoxha nuk lejoi të ndodhte asnjë surprizë, duke grushtuar disa gjuajtje në portën e tij.

Partizani me anën e kësaj fitore ngjitet në vendin e parë me 16 pikë të fituara në 6 ndeshje të zhvilluara.

Next Post

Fier, kapen 32 kg kanabis sativa, arrestohet poseduesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com