• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani merr kryesimin, ‘Demat e kuq’ fitojnë derbin me Tiranën

by Java News
28/09/2018 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derbi i kryeqytetit në futbollin shqiptar mori ngjyrat e Partizanit në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 6 në kategorinë Superiore. “Demat e Kuq” u imponuan 1-0 ndaj bardhebluve në një 90 minutësh ku atmosfera elektrizuese e tifozëve spikati më shumë se loja në fushë.

Shumë shpejt mesazhet e tifomesazhet e tifozërive i lanë vendin fushës. Pas minutave të para të kujdesshme ishte skuadra e Ze Marias që provoi të prishte ekuilibrat me Edon Hasanin por mesfushori shpërdoroi një shans që nuk do ti vinte kurrë më në derbi. Atë që nuk bëri Tirana, e konkretizoi Partizani në minutën e 21 me Esat Malën. Mesfushori i të kuqve iu vodh prapavijës së bardheblkuve duke shënuar në një pozicion të vështirë pranë pikës së bardhë të penalltisë.

Maveje dhe Sentamu provuan më pas që të rikthenin barazimin por derbi shkoi në pushim me avantazhin e Partizanit. në fraksionin e dytë trajneri Ze Maria bëri zëvendësime për të rifreskuar lojën, por skuadra nuk iu përgjigj si duhet dhe rastet mbetën sporadike dhe asnjëherë të rrezikshme. Hila iu afrua golit të dytë për Partizanin por rrjeta e jashtme vetëm sa dha iluzionet e golit të dytë në derbi që nuk erdhi kurrë.

Partizani ruajti suksesin që i jep vendin e parë me 13 pikë, dy më shumë se Skënderbeu që luan të shtunën në Durrës ndaj Teutës.

***

Në “Selman Stërmasi” po luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Momentalisht rezultati është Tirana 0-1 Partizani

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

46′ Nis pjesa e dyte

45+3′ Mbyllet pjesa e parë: 

Është mbyllur pjesa e parë e derbit të kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanin. Një 45 minutësh që i buzëqeshi “të kuqve”, me “demat” që arritën ta mbyllin në avantazhin minimal 1-0. Një gol i Esat Mala në minutën e 21 do vendos gjithçka deri në këto momente. Mesfushori shtatshkurtër lëvizi saktë në zonë dhe duke i “vjedhur” kohën mbrojtjes bardheblu tundi rrjetën.

45′ Akordohen 3 minuta shtese

41′ Karton i verdhe per Hilen

30′ Aksion i bukur i Tiranes, godet Daja, por pret Hoxha

26′ Trashi tenton te dyfishoje, por goditja e tij perfundon jashte

21′ GOOOOL PARTIZANI 0-1. Mala kalon në avantazh të kuqtë pas një asisti perfekt të Asanit. 

18′ Telushi merr persiper ekzekutimin e goditjes se denimit. Niset, gjuan fort por pak larg kuadratit

18′ Turtulli ndëshkohet me karton të verdhë

14′ Asani ekzekuton nje goditje denimi, tenton porten, por Lika grushton dhe largon rrezikun

12′ Daja kroson bukur në zonë, Hasani godet me kokë duke shpërdoruar një rast të artë

11′ Skeme e Tiranes, Maveje godet, por goditja e tij shkon shume larg

2′ Partizani tenton goli, Bruno Telushi provon nga distanca por sfera shkon shumë larg kuadratit

1′ Nis takimi në “Selman Stërmasi”

***

Pas pak Tirana dhe Partizani zbresin në fushën e “Selman Stërmasit” në një 90 minutësh të cilësuar si derbi i kryeqytetit.

Ndërkohë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilët skuadrat do të zbresin në fushën e lojës. Nuk mungojnë surprizat, teksa Oduamadi ja ka dalë të hedhë pas krahëve dëmtimin duke qenë në formacionin titullar. /a.ç

 

 

Next Post
Disa gjëra që nuk i dinit për uraganët

Disa gjëra që nuk i dinit për uraganët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In