• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Partizani’/ Leka: Berishën e ka ndjekur karma, fiks para 30 vitesh arrestoi Nanon me akuza të pabaza

by Java News
23/10/2023 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe analisti Martin Leka e cilëson si ngjarje të rëndësishme masën ndaj Sali Berishës nga SPAK, ndërsa nënvizon se është thyer më në fund në vendin tonë miti i pandëshkueshmërisë.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, gazetari Leka tha se Berisha duhet të hetohet edhe për 21 janarin dhe për Gërdecin, ku ka pasur humbje jetësh njerëzore.

Sipas Lekës, Sali Berishën e ka ndjekur karma e vet, pasi fiks 30 vite më parë ka burgosur politikisht me akuza të pabaza, ish-kryeministrin dhe ish-rivalin e tij politik Fatos Nanon.

‘Është ngjarja më e rëndësishme aktuale politike dhe jo vetëm, pasi për herë të parë në 30 e ca vjet ish-zyrtari me i lartë, që ka qenë president kryeministër deputet që prej 30 vitesh akuzohet për një akuzë konkrete dhe ndaj tij merret një masë përkufizimin e lëvizjes. Duhet të kemi parasysh se Sali Berisha më herët është akuzuar edhe për të tjera afera. Janë të njohura ngjarjet e 21 janarit, por akuzohet për një vepër më banale, sesa këto në krahasim me 21 janarin apo Gërdecin, ku kishte humbje jetësh njerëzore. Drejtësia e vonuar është e mohuar, por mund të themi pa frikë se kjo drejtësi e mohuar është gati të bëhet realitet.

Është thyer miti i pandëshkueshme risë në këtë vend. Kjo i vë vulën përfundimisht mitit të pandëshkueshmerisë në Shqipëri. Berisha është vetëm një prej këtyre ish-udhëheqësve apo ish drejtuesve të lartë të akuzuar. Mendoj se SPAK duhet tu shkoj deri në fund këtyre ngjarjeve në mënyrë që të rrisë efikasitetin e Reformës në Drejtësi dhe besueshmërinë tek publiku shqiptar që më në fund diçka po ndryshon në Shqipëri.

Cikli politik i Sali Berishës ka përfunduar, e gjitha ça bën tani është të ketë një mbrojtje sa më shumë politike. E ka ndjekur karma e vet, fiks para 30 vitesh ka arrestuar Fatos Nanon me një akuzë të pabazë dhe që u provua. Ishte një akuzë qartazi politike. Nuk mendoj se akuza ndaj Berishës është politike. Është në një ditë shumë të keqe, kur akuzon kryeministrin e merret me gruan tij. Ka kohë të jetë dinjitoz dhe të provojë se nuk është ai ndaj këtyre aferave. Por unë nuk mendoj se janë kaq amatore hetimet. Ka plot çështje të depozituara në SPAK, hetimet për rastin në fjalë ka 3 vite që janë filluar dhe masat janë finalizuar pas 3 vitesh.’- tha Leka.

I pyetur në lidhje me aksionin opozitar, Leka tha se aksionet e opozitës janë provuar dhe se nuk kanë treguar efikasitet, ndërsa shtoi se duhet të reformohet që të bashkojë vetveten.

‘Është një mënyrë e shkelur më parë nga opozita, janë të provuara dhe nuk mendoj se kanë treguar efikasitet. Opozita nëse do të shkulë nga rrënjët qeverinë duhet të ketë aksione opozitare dhe që nuk kanë qenë rezultative. Duhet të reformojë dhe të bashkojë vetveten.’- tha Leka./m.j

Next Post
Vendimi i papritur për masën e sigurisë ndaj Malltezit dhe Bektashit: Shtyhet…!

Vendimi i papritur për masën e sigurisë ndaj Malltezit dhe Bektashit: Shtyhet...!

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Martin ke te drejte se Nano u denua me akuze te rreme dhe prokuror ishte militanti Gjokutaj ,qe sot mbron Berishen.Pafajsia e Nanos solli ndonje arrestim te prokurireve dhe gjykatesve qe e denyan?Jo JoJo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com