• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partizani”/ Gjikondi: Vendimi për Malltezin ishte flagrant, Berisha përdor fjalor barbar ndaj gjyqtarëve

by Java News
24/11/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristja Brizida Gjikondi thotë se gjuha e Sali Berishës dhe sulmet e tij ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të papranueshme.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Gjikondi theksoi se klasa politike dhe askush tjetër, nuk mund të vazhdojnë të sulmojnë drejtësinë me gjuhë barbare, siç ka bërë prej ditësh ish-kryeministri Sali Berisha.

“E papranueshme kur sheh denigrimin që i bën ai [Sali Berisha] sistemit të drejtësisë, një ish-presidenti i Republikës e quajti SPAK-un organizatë kriminale. Sistemi i drejtësisë dhe shpura që duhet të mbrojë gjyqtarët  dhe prokurorët kanë heshtur. Irena Gjoka është gjyqtare me dinjitet. Nuk mund të vazhdojmë të dëgjojmë një fjalor aq barbar dhe një intimidim ndaj institucioneve të drejtësisë së shqiptarëve”-u shpreh Gjikondi.

Ajo komentoi edhe vendimin e Ilirjana Olldashit, e cila vendosi të lirojë dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin për dosjen hetimore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas Gjikondit, blerja e apartamentit nga Gjyqtarja tek kompania e Malltezit është një konflikt i hapur interesi.

“Vendimi që u mor nga GJKKO ndaj Malltezit, ishte flagrant.  Kemi një konflikt interesi të mëparshëm dhe të vazhdueshëm dhe nuk mund të mbulohet dielli me shoshë. Ai vendim ka sjell reagim publik”, tha juristja.

Juristja komentoi veprimet e fundit të opozitës, e cila ka propozuar krijimin e një federata opozitare, e cila në fakt u rrëzua ende pa nisur, pasi Berisha dhe Basha zgjodhën të injorojnë njëri tjetrin , duke lënë të kuptohet se nuk do ketë një tryezë të përbashkët mes tyre.

Këtë hap të ri të opozitës, por me përmbajte dhe ofertë të vjetër, Gjikondi e komenton si vijon:

“Mendoj se është çadra e imunitetit ndaj drejtësisë shqiptare. Po të mendosh që edhe Mediu, që e ka ngritur këtë iniciativë, është i pandehur i drejtësisë. Një miell i vjetër nuk mund të bëjë një bukë të re”, tha ajo./m.j

Next Post
Paradoksi i opozitarit: E urrej Ramën, aq sa nuk ndalem edhe nëse kjo e ndihmon

“Ku është ky?”/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk e do Reformën Zgjedhore, Kuvendi fasadë e interesave të tij, në bashkëpunim me Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In